Dhjetra të vdekur dhe qindra të plogosur, ky është bilanci që u shkaktua si rezultat i një shpërthimi masiv, që pretendohet të jetë inicuar nga substanca kimike e quajtur nitrati i amonit, në qytetin e Bejrutit, në Liban.

Nitrati i amonit, për të cilin autoritetet libaneze kanë thënë se shkaktoi shpërthime shkatërruese në Bejrut, është një substancë kristalore pa erë që përbëhet nga jone të amoniumit dhe nitratit, e që përdoret zakonisht si pleh (për shkak të përqindjes së lartë të azotit), mirëpo edhe si substancë aktive në konstruktimin e mjeteve shpërthyese, i cili ka shkaktuar shpërthime të shumta industriale gjatë dekadave.

Depozitat më të mëdha gjenden në shkretëtirën Atakama në Kili, nga ku u minuan. Këto ditë pothuajse 100% e kimikateve që përdoren janë sintetike, të prodhuara duke reaguar amoniakun me acidin nitrik.

Çfarë e bën nitratin e amonit të shpërthejë?

Grupe të veçanta të rrethanave janë të nevojshme për ta shndërruar nitratin e amonit nga një përbërës i qëndrueshëm në një lëndë shpërthyese, pa asnjë karburant ose katalizator të jashtëm. Klasifikohet si një “material energjik”, që prodhon nxehtësi dërisa dekompozohet, i ngjashëm me mënyrën e krijimit të nxehtësisë nga materiali kalbës në një grumbull plehrash. Nëse ka sasi të mjaftueshme të nitrateve të amonit, ai mund të gjenerojë nxehtësi të mjaftueshme për të kapur zjarr dhe për të mbajtur zjarrin të vazhdojë, pa nevojë për një katalizator të jashtëm siç është flaka.

Ndërsa digjet, nitrati i amonit kalon nëpër ndryshime kimike që çojnë në prodhimin e oksigjenit, pikërisht atë që i duhet një zjarri për të vazhduar më tej dhe për t’u rritur më shumë. Dërisa nxehet, kimikati mund të shkrihet, duke krijuar një vulë ose prizë. Hapësira pas prizës vazhdon të nxehet dhe formohen gazrat. Gazi i nxehtë zgjerohet, por, prapa prizës, nuk ka ku të shkojë. Përfundimisht, gazi do të shpërthejë dhe forca e kësaj do të shkaktojë një shpërthim të madh.

“Në bujqësi, plehrat e nitratit të amonit aplikohen në formë të granulave të cilat shpërbëhen shpejt nën ndikimin e lagështisë, duke lejuar që azoti (i cili është thelbësor për rritjen e bimëve) të lëshohet në tokë. Sidoqoftë, në kushte normale të ruajtjes dhe pa nxehtësi shumë të lartë, është e vështirë që të ndizet nitrati i amoni” konstatoi Jimmie Oxley, profesore e kimisë në Universitetin e Rhode Island.

“Nëse e shikoni videon (nga shpërthimi i Bejrutit), fillimisht paraqitet tymi i zi, e pastaj tymi i kuq – ky ishte një reagim jo i plotë,” tha ajo. “Unë po supozoj se ka pasur një shpërthim të vogël që nxiti reagimin e nitratit të amonit – qoftë ai shpërthim i vogël qe një aksident apo diçka me qëllim që nuk e kemi dëgjuar ende.”

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author