Parimet kryesore të lumturisë janë katër:
Qetësia e brendshme shpirtërore
Kur vetja jote e brendshme është në qetësi dhe në paqe, dhe kur ajo është e ndërlidhur dhe në lidhje me qenien tënde dhe larg “Unë-sisë” së egos negative dhe të prangave të saj, dhe kur ia mundëson dashurisë dhe faljes që të përmbushin shpirtin dhe zemrën tënde, atëherë qenia jote e brendshme do të jetë në gjendje që të të mbrojë duke mos lejuar që asnjë faktor dhe asnjë rrethanë e jashtme të ketë ndikim në emocionet dhe në ndjenjat tua.
Andaj një gjë e tillë do të ta mundësojë që gjatë natës të kesh një gjumë të thellë dhe të rehatshëm edhe përkundër tërë atyre problemeve dhe atyre vështirësive që ke mundur t’i përjetosh gjatë ditës.
Shëndeti i mirë dhe forca
Shumë njerëz, për fat të keq, fuqinë dhe shëndetin i kanë vënë në fund të listës së interesave dhe detyrave të tyre ditore. Shumë prej njerëzve nuk e kanë fare problem që të pinë duhan, të konsumojnë alkool, të përdorin droga të ndryshme, të përdorin kondicionerët pa asnjë nevojë deri në maksimum, të mos merren me ushtrime fare. Pra ata janë në gjendje që të kryejnë çdo veprim që është shkatërrues ndaj shëndetit të tyre dhe të mos e vrasin mendjen fare, pasi që rëndësinë dhe vlerën e fuqisë trupore dhe të shëndetit njerëzit arrijnë që ta kuptojnë vetëm atëherë kur të jenë goditur nga ndonjë sëmundje e rëndë apo kur të jenë tronditur nga fatkeqësitë e ndryshme.
Andaj njeriu duhet që ta dijë mirë se forma se si ai ushqehet, forma se si ai mendon, forma se si ai merret me ushtrimet fizike dhe me sportet e ndryshme, do të kenë ndikim në shëndetin dhe në fuqinë tënde, andaj nëse njeriu ka një shëndet të mirë dhe një fuqi të mirë fizike, atëherë do të kesh më shumë mundësi që të ndjehesh më i vullnetshëm dhe ta ndjesh më shumë vetveten tënde. Kur ta kesh arritur këtë, atëherë do të kesh mundësi që më shumë të ndjehesh edhe më i lumtur dhe më komod.
Dashuria dhe marrëdhëniet ndër njerëzore
Kur ti ke raporte të mira dhe ke marrëdhënie të mira me të tjerët dhe kur këto raporte dhe këto lidhje janë të ngritura mbi parimin e dashurisë ndaj tyre, atëherë do të shohësh se me të vërtetë ke për të ndjerë më shumë nevojën e tyre që kanë ndaj teje dhe kjo ndjenjë do të të bëjë edhe më të lumtur.
Vlerësimi i vetvetes
Nëse ti ke vënë para vetes sate synime dhe qëllime të larta dhe ndjen se ke një vullnet të madh për realizimin e tyre, atëherë do të shohësh se ti do të jesh i nxitur që të punosh në këtë drejtim duke u munduar që të arrish realizimin e tyre. Kjo do të të jap një ndjenjë që do të ta mundësojë që ta çmosh edhe ta vlerësosh më mirë veten tënde, duke të bërë që të kuptosh rëndësinë e vetes sate.
Pra, do të kuptosh se sa je i rëndësishëm në realizimin e atyre qëllimeve, andaj do të kesh edhe sukses në realizimin e tyre e kjo do të të jap edhe më shumë besim ndaj vetes sate dhe ndaj potencialit tënd dhe si i tillë do të ta mundësojë që synimet dhe qëllimet e ardhshme të jenë shumë më të mëdha dhe shumë më të çmuara. Kjo do të ta krijojë ndjesinë e rolit tënd dhe të ndikimit tënd të qartë në jetë, andaj një ndjesi e tillë padyshim se do të të bëjë që të ndjehesh shumë më i lumtur.
Ibrahim el-Fekij
STUDENTET.MK