Tre epidemiologë të njohur, Sunetra Gupta, Jay Patasharya dhe Martin Kuldorf, u takuan në Massachusetts, SHBA, për të hartuar një plan më të mirë për trajtimin e pandemisë. Ata propozojnë një qasje të ndryshme nga masat që merren tani, të cilat ata i quajtën “Mbrojtje e Fokusuar”.

Siç thonë ata, rregullat aktuale për trajtimin e pandemisë kanë efekte shkatërruese në shëndetin publik afatshkurtër dhe afatgjatë. Ndër të tjera, këto rregulla rezultojnë në nivele më të ulëta të vaksinimit për fëmijët, përkeqësim të sëmundjeve kardiovaskulare, më pak kontroll të kancerit dhe përkeqësim të shëndetit mendor.

Këto pasoja do të shkaktojnë një rritje të nivelit të vdekshmërisë në vitet e ardhshme, ndërsa klasa punëtore dhe anëtarët e rinj të shoqërisë do të mbajnë barrën më të rëndë. Lënia e studentëve jashtë shkollës është një padrejtësi e rëndë, thonë ata.

Mbajtja e këtyre masave derisa të vihet në dispozicion një vaksinë do të shkaktojë dëme të pariparueshme dhe grupet më të reja do të dëmtohen më shumë. Sipas tyre, kuptimi ndaj virusit po rritet dhe tani dihet që koronavirusi është shumë më i rrezikshëm për të moshuarit dhe të dobëtit sesa për të rinjtë. Do të vijë një moment kur gjithë shoqëritë do të fitojnë imunitet kolektiv ndaj virusit, dhe kjo mund të ndihmohet nga një vaksinë, por nuk varet vetëm prej saj. Qëllimi i shteteve duhet të jetë minimizimi i vdekshmërisë dhe dëmtimit shoqëror derisa të arrihet imuniteti kolektiv.

Epidemiologët rekomandojnë që ata me rrezikun më të ulët të vdekjes nga virusi të lejohen të vazhdojnë të jetojnë normalisht në mënyrë që të fitojnë imunitet kolektiv ndaj virusit përmes infektimit natyror si dhe të mbrohen ata me rrezik më të lartë. Kjo është baza e qasjes së tyre “Mbrojtje e Fokusuar”.

Ata rekomandojnë që të miratohen masa për të mbrojtur kategoritë e prekshme dhe ky të jetë qëllimi kryesor i ministrive të shëndetësisë. Për shembull, shtëpitë e të moshuarve duhet të punojnë me njerëz që tashmë kanë imunitet si dhe testet e rregullta duhet të bëhen për të gjithë stafin dhe vizitorët. Pensionistët që jetojnë në shtëpi duhet të pajisen me ushqime në shtëpi, dhe kur është e mundur, ata duhet të shihen me të dashurit e tyre jashtë.

Nga ana tjetër, ata që nuk janë në grupe të prekshme duhet të lejohen të vazhdojnë të jetojnë si më parë. Duhet të praktikohen masa të thjeshta higjienike dhe ata duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndihen mirë. Shkollat ​​dhe universitetet duhet të kenë mësim në klasa me prezencë fizike. Të rinjtë duhet të punojnë në një zyrë në vend të shtëpisë.

Epidemiologët kanë depozituar një deklaratë duke bërë thirrje që të zbatohet qasja e tyre. Deklarata është nënshkruar deri më tani nga 2,574 shkencëtarë të shëndetësisë, 3,287 mjekë dhe infermierë dhe 50,101 nënshkrues të tjerë.

Për të parë deklaracionin dhe për ta nënshkruar atë klikoni këtu.

Burimi: Unherd.com

STUDENTET.MK

About Author