Burimet e pamjaftueshme të të mirave racionohen midis përdoruesve të tyre dhe kjo nuk bëhet as me planifikim qendror e as nga ndonjë komision apo zyrë e posaçme, por mekanizmi që koordinon vendimet e shitësve dhe blerësve është tregu duke u dhënë përgjigje tre pyetjeve bazë: 1)Për kë të prodhohet, 2) Si të prodhohet dhe 3) Çfarë të prodhohet.

1) Për kë të prodhohet – vendoset pjesërisht nga aftësia për të paguar. Kush i ka paratë e nevojshme bëhet zotërues i një të mire, kush nuk i ka paratë ose kush i ka por i përdor për qëllime të tjera, nuk e merr të mirën në fjalë.

Pra zotërimi i të mirave bëhet nga ata që plotësimin e nevojave të tyre e mbështesin me para.

2) Si të prodhohet – zgjidhet pjesërisht në mënyrë të ngjashme me të parën, sepse çmimi më i lartë i të mirës bën që prodhuesit të harxhojnë më shumë për të siguruar teknologji të përparuar dhe për kushte sa më efiçente.

3) Çfarë të prodhohet – zgjidhet pjesërisht në mënyrë të ngjashme, sepse ku rritja çmimit të një të mire shërben si shkak për një ofertë më të madhe të saj dhe është një sinjal që nxit kalimin e burimeve për prodhimin e kësaj të mire, dhe nga shumë faktor e ndër të tjerë nga karakteristikat si gjinia, mosha etj.

Pra, në të tria përgjigjet e mësipërmes ekziston termi “Pjesërisht” pasi që tregu i një të mire të caktuar nuk është një treg i izoluar, një ishull i mbyllur në vete, por është i lidhur me tregjet e të mirave të tjera plotësuese ose zëvendësuese të së mirës në fjalë si dhe me tregjet e faktorëve që përdoren për prodhimin e kësaj të mire.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author