Pyetja: Disa ateistë thonë se ka kaq shumë planetë; kështu që,bazuar në teorinë e mundësive, do të ishte e saktë të supozohejse një nga këta planetë do të ishte i përshtatshëm për jetë… A do të mund të jetë ky konkluzion i vlefshëm?
Përgjigjja: Cila është lidhja midis ekzistencës së shumë planetëve dhe diskreditimit të përsosurisë si provë? Me këtë rast, nuk bëhet fjalë për lëndë të para. Të jesh në një pyll plot me të gjitha perimet, frutat dhe kafshët nuk do të thotë se, në mes të pyllit duhet të më shfaqet papritur një pjatë me ushqim të shijshëm e të gatuar. Pra, çështja nuk ka të bëjë me lëndët e para! Po kështu, ekzistenca e rërës në shkretëtirat e botës nuk do të thotë që rreth meje në shkretëtirë mund të gjej procesorë digjitalë dhe çipa elektronikë që janë të përbërë prej rëre! Çështja nuk është te lëndët e para; përkundrazi, është çështje e krijimit dhe përsosurie.
Ekzistenca e thjeshtë e një grupi planetësh nuk mjafton për të pasur mes tyre një planet që është krijuar në mënyrë të përsosur siç është Toka. Ky është një rast i përsosurisë, krijimit dhe bërjes.
“E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë.”
[Surja en-Nemël: 88]
Prania e shumë planetëve të tjerë nuk justifikon aspak faktin që ka jetë në Tokë. As e justifikon ekzistencën e kodit gjenetik brenda jush, i përbërë prej katër miliardë shkronjash e që kontrollon në mënyrë mbresëlënëse të gjitha funksionet, organet dhe hormonet tuaja, madje edhe para se të ekzistoni! Jeta është informacion, jo materie.
Nëse unë dhe një ateist do të ngjiteshim në një planet dhe do të zbulonim një pajisje komplekse që funksionon me saktësi mbresëlënëse, edhe nëse ende nuk mund ta kuptojmë funksionin e saj, a do të mund të mohonim krijuesin e kësaj pajisjeje vetëm për shkak të madhësisë së madhe të planetit në të cilin jemi? Intuita mendore më shtyn mua dhe ateistin që, kur e shohim këtë pajisje, të pranojmë ekzistencën e një Krijuesi të Aftë. Ai që e mohon këtë intuitë logjike, që mohon ekzistencën e Krijuesit është në fakt ai të cilit i kërkohet të paraqesë dëshmitë, e jo ai që pohon ekzistencën e Tij! Ateisti në këtë univers elegant është ai prej të cilit kërkohet të japë dëshmitë e asaj që thotë, jo besimtari!
Ateisti agnostik Carl Sagan dikur shkroi një roman të quajtur “Kontakti”, në të cilin ai tregon se si shkencëtarët po kërkojnë inteligjencën jashtëtokësore. Në këtë roman imagjinar, shkencëtarët zbuluan një seri të gjatë numrash të thjeshtë që vinin nga hapësira e jashtme. Meqenëse kjo sekuencë fillestare nënkupton një vlerë specifike matematikore, një vlerë që tregon një lloj saktësie, kjo ishte dëshmi e mjaftueshme mendore për të arritur në përfundimin se ky mesazh vinte nga një qytetërim tjetër që përpiqej të komunikonte me ne! Ajo që është për të qeshur është se Carl Sagan është vetë një agnostik i famshëm, por mendja e tij e pranon faktin se kompleksiteti dhe organizimi i një mesazhi të vogël është provë e krijimit dhe përsosurisë! Një seri e thjeshtë numrash do të vërtetonte patjetër praninë e një qytetërimi gjigant; kështu që si i përshkruani katër miliardë shkronjat brenda çdo qelize të trupit tuaj, nga të cilat, nëse një shkronjë do të mungonte, do të ndodhte një katastrofë?! Si ua atribuoni gjithë këtë përsosuri çudive të palogjikshme ateiste? Nuk është e arsyeshme t’u drejtohemi çudive në mënyrë që të parandalojmë interpretimin e fenomenit në kuadrin e tij si indikacion i ekzistencës së Krijuesit.
“Thuaj: “Shikoni ç’ka në qiej dhe në Tokë!” Por shenjat dhe qortimet nuk u bëjnë kurrfarë dobie njerëzve që nuk besojnë.”
[Surja Junus: 101]
Dr. Hejthem Talat
Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK