Çdo kompani ka të paktën një punonjës që i di gjërat më së miri dhe duket se di gjithçka dhe këdo.

Të qenit pjesë e pazëvendësueshme e ekipit ka një sërë përfitimesh. Është e mrekullueshme për besimin tuaj, menaxherët mbështeten tek ju dhe keni një ndjenjë sigurie në vendin e punës. Të jesh i domosdoshëm në punë do të thotë të jesh i pazëvendësueshëm.

Disa punëdhënës jetojnë me idenë se të gjithë punonjësit janë lehtësisht të zëvendësueshëm. E vërteta është se ka gjithmonë dikush që mund të marrë përsipër punën tuaj ndërsa jeni me pushime ose mungoni për arsye të tjera, por ka ende një mënyrë për t’u siguruar që do të jetë pothuajse e pamundur për të tjerët ta përfundojnë atë.

Ajo që e bën një kompani të suksesshme nuk është as teknologjia dhe as produkti i saj , janë njerëzit që punojnë në të që e bëjnë kompaninë të suksesshme.

Kompania që mendon se punëtorët e mirë janë të zëvendësueshëm, e ka gabim. Po, menaxherët mund të punësojnë dikë tjetër për të plotësuar një punonjës të mirë. Sot ka kaq shumë të papunë sa mezi presin t’u ofrohet një vend pune. Por a do të arrijë ndonjë prej tyre të zëvendësojë punëtorin e mirë?

Drejtuesit e biznesit që mendojnë se të gjithë janë të zëvendësueshëm dhe se nëse punësojnë dikë me aftësi më të mëdha ose një diplomë më prestigjioze do të zërë vendin e një punëtori të mirë, e kanë gabim. Kur një kompani ka një punonjës vërtet të mirë, ai ka një vlerë të tillë që thjesht nuk mund të zëvendësohet.

Punëtorët e mirë e dinë se si funksionon kompania, ata i njohin produktet, shërbimet dhe mënyrën se si funksionon e gjithë organizata. Ato janë një lidhje midis klientit dhe kompanisë ,një lidhje që është ndërtuar me vite. Ata kanë përjetuar dhe parë se nga çfarë mund të përfitojë kompania dhe çfarë ka nevojë për vëmendjen më të madhe. Punëtorët e mirë janë të dashur dhe të respektuar nga kolegët e tjerë dhe mungesa e tyre mund të ketë ndikim në kulturën e korporatës.

Kur një kompani mbetet pa një punonjës të mirë, tek punonjësit e tjerë krijohet dyshimi, gjë që ngre pyetje të tipit “Pse është larguar ai person dhe si e ka lejuar kompania?”. A po ndodh diçka këtu për të cilën duhet të shqetësohem? Ndoshta duhet të filloj të kërkoj një punë të re”.

Punonjësit nuk do të jenë të vetmit që pyesin se çfarë ndodhi. Shpeshherë edhe klientët habiten nga një vendim i tillë, sidomos ata që i besuan punëtorit të mirë, nga këtu lindin pyetjet “A ka diçka këtu që duhet të më shqetësojë?” Pse u largua ky punëtor i mirë? Ndoshta duhet të mendoj për bashkëpunim të mëtejshëm me kompaninë”.

Gjithashtu, gjetja e një zëvendësuesi për një punonjës të mirë do t’i kushtojë kompanisë shumë më tepër, duke marrë parasysh kohën dhe paratë që do të nevojiten për të trajnuar plotësisht punonjësin e ri.

Kjo është arsyeja pse nëse ekziston një mundësi për të mbajtur punëtorë të mirë, duhet bërë. Kompanitë që duan të mbajnë punëtorët më të mirë duhet t’i trajtojnë ata me respektin që meritojnë, sepse në fund të ditës do të vërtetohet ajo që u tha më lart, se suksesi i kompanisë është falë punëtorëve të mirë, atyre burrave dhe grave të përkushtuara që investojnë talentin dhe kohën e tyre për të mirën e kompanisë suaj.

Një nga mësimet më të rëndësishme që çdo sipërmarrës duhet të mësojë është se punonjësit e mirë janë të pazëvendësueshëm.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author