9. Periudha Selxhuke e Anadollit (1071- 1307 )
Pas Fitores së Malazgirtit në 1071, Turqit pushtuan Anadollin dhe krijuan Shtetin Selxhuk të Anadollit. Kryeqyteti i shtetit ishte fillimisht Iznik dhe më pas zhvendosrt në Konya. Selxhukët anadollakë lanë shumë shembuj arkitektonikë dhe artizanalë. Arti i madh selxhuk (Great Seljuk) luajti rolin më të rëndësishëm në zhvillimin e artit selxhuk të Anadollit. Selxhukët anadollakë ndërtuan struktura me funksione të ndryshme si xhamia, mauzeleume, kumbet, medrese, banja, karvanserai, bedestene, pazare, ura, kështjella, palate dhe residenca në rajone të ndryshme të Anadollit.
Karakteristikat karakteristike të arkitekturës selxhuke në rajon janë fasadat e elaboruara të portalit prej guri të gdhendura në një reliev të thellë, oborret e vogla të cilat ndonjëherë janë të mbuluara (për të përballuar klimën e ftohtë) dhe prezantimi i pllakave si dekor arkitektonik. Xhamitë e para të ndërtuara në Anadoll si xhamitë e Dijarbakir (1091), Dunaysir (1204) dhe Silvan (1152) kanë një model të bazuar në atë të Xhamisë së Madhe në Damask. Ashtu si xhamitë, medresetë selxhuke të Anadollit (psh. Sivash Gok Medrese) ishin ndërtuar rreth oborreve të vogla të cilat nganjëherë mbuloheshin me kupola ose kemere. Oborri qendror shpesh rrethohej me arkada, me një ivan në anën e kiblës që funksiononte si sallë lutjesh. Mauzoleumet ishin si ato të Azisë Qendrore me një plan tetëkëndësh dhe çati konike. (Kırşehir Melik Gazi Kümbeti)
10. Periudha Ilkhanide (1256–1353)
Pushtimet Mongole në botën Islame filluan në 1221 me pushtimin e Iranit Lindor. Ata nënshtruan tërë Iranin dhe deri në vitin 1258 kishin marrë edhe Bagdadin, duke sjellë kështu në fund kalifatin Abasid (750–1258). Vendosja e sundimit mbi pjesën më të madhe të Azisë Perëndimore, duke përfshirë Irakun, Iranin, Khurasan, Kaukazin dhe pjesë të Azisë së Vogël, Hülegü (r. 1256–65) mori titullin e “Il-Khan”-Vartësi i Khanit. Kjo degë e dinastisë Mongole, e cila u bë e njohur si Ilkhanidët (1256–1353), përqendroi fuqinë e saj në Iranin veriperëndimor. Ndonëse pushtimet Mongole fillimisht sollën shkatërrime, pas kalimit në Islam të Il-Khan Mahmud Ghazan në 1295 arti islam lulëzoi edhe një herë. Elementet e Azisë Lindore të zhytur në repertorin ekzistues Perso-Islamik krijuan një fjalor të ri artistik, një që u imitua nga Anadolli në Indi, duke ndikuar thellësisht në prodhimin artistik. Gjatë periudhës Ilkhanid, artet dekorative – tekstili, qeramika, punimet prej metali, bizhuteritë, ndriçimi dhe ilustrimi i dorëshkrimeve – u zhvilluan më tej. Bagdadi u bë edhe një herë një qendër e rëndësishme. Ide dhe motive të reja u futën në repertorin e artit Islam, duke përfshirë elemente kineze të hapësirës piktoreske, si dhe motive të tilla si lotus, bozhure, banda resh, dragonj dhe feniks. Pas kalimit të tyre në Islam, Ilkhanidët ndërtuan xhami të shumta dhe faltore Sufi në qytete anembanë Iranit si Ardabil, Isfahan, Natanz, Tabriz, Varamin dhe Yazd (rreth 1300–1350). Pas vdekjes së sundimtarit të fundit Ilkhanid në 1335, perandoria u shpërbë. Monumente të rëndësishme nga ana arkitekturore mund të përmendim: Xhamia e Ali Shah in Tabriz, mauzeleumi i Sultan Oljaytu, Xhamia e Jomeh në Varamin.
Shkruan: Brunilda Basha, ndjek doktoraturën për arkitekturë në Universitetin “Yildiz Teknik”, Turqi.
STUDENTET.MK