Ju zakonisht bieni në gjumë. Disa orë më vonë, ju zgjoheni në mes të natës nga një zhurmë shqetësuese në veshin tuaj. Një mushkonjë. Ju përpiqeni ta vrisni atë, por kjo krijesë pozicionohet në trupin tuaj duke mos e vërejtur fare, dhe ju e dini se çfarë do të ndodh më pas.
Të nesërmen në mëngjes, disa anëtarë të familjes zgjohen të padëmtuar, ndërsa kyçet e këmbëve tuaja janë fryrë me dyfishin e madhësisë së tyre normale. Nuk është hera e parë dhe sigurisht nuk do të jetë e fundit. Dhe zakonshit parashtrohet pyetja “o Zot përse ata gjithmonë më zgjedhin mua”?
Edhe pse mund të ndjeshesh sikur ndonjëherë, nuk je i vetmi që kalon në situata të tilla. Rreth 20% e popullsisë janë veçanërisht të prirur për kafshimet e mushkonjave. Këtu janë disa nga faktorët që luajnë rol që një person të jetë i papërmajtur ndaj insekteve:

Lloji i gjakut
Mushkonjat na kafshojnë për të thithur proteina nga gajku ynë, dhe kjo duket se ata preferojnë arromën e gjakut mbi të gjitha. Një studim zbuloi se në një mjedis të kontrolluar, mushkonjat pozicionohen dyfish më shumë tek personat me grup të gjakut O sesa ato të grupit A. Personat me grup B janë në mes të spektrit.

Dioksid karboni
Këto insekte objektivat e tyre i caktojnë duke nuhatur dioksidin e karbonit që emitohet në nuhatjen e tyre. Kështuqë, njerëzit që nxjerrin më shumë nga ky gaz (dioksidi i karbonit) – zakonisht personat që janë më të zhvilluar fizikisht- kanë më shumë gjasa të tërheqin mushkonjat.

Shtatzënia
Disa studime kanë zbuluar se gratë shtatzëna kanë dy herë më shumë gjasa të zgjohen me kafshimet e mushkonjave. Arsyet për këtë janë të qarta: një grua shtatzënë nxjerr më shumë dioksid karbon dhe gjeneron ngrohje më të madhe të trupit.

Ngjyrja e veshjes
Sipas entomologut James Day, mushkonjat gjithashtu përdorin vizion për të gjetur viktimat, kështu që veshja e rrobave me ngjyrë të kuqe, e kaltërt e mbyllur ose zezë, na bën më të lehtë që të identifikohemi nga këto insekte.

Gjenetika
Vlerësohet se faktorët gjenetik përbëjnë 85% të ndryshueshmërisë midis individëve në atraktivitetin e tyre ndaj mushkonjave.
Për fat të keq, ndryshimi i gjeneve  nuk është e lehtë sa ndryshimi i bluzave tona. Prandaj të shmangurit nga ngjyrat e lartëpërmendura ndihmon në pamundësinë e kafshimit nga këto insekte.

 

Përgati dhe Përshtati:

Studentet.mk

About Author

Admin_B