Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është të stërvisim trupin tonë.
Por jo të gjithë e dinë se dhe truri ka gjithashtu nevojë të stërvitet rregullisht.
Mënyra më e mirë për të zhvilluar memorien, aftësitë e përqëndrimit dhe vullnetin është të nisim të mësojmë diçka të re.
Por sigurisht të gjesh kohë çdo ditë nuk është gjithmonë e lehtë.Ja se si mund të përmirësoni aftësitë tuaja mendore e të relaksoheni në të njëjtën kohë:
1-Në vend të shihni televizor, lexoni një libër (Zhvilloni imagjinatën)
2-Luani lojëra në kompjuter (Përmirësoni mendimin taktik dhe strategjik)
3-Niseni ditën me një gotë me ujë (Përmirëson shpejtësinë e punës)
4-Shihni filma në gjuhën e tyre origjinale (Përmirësoni fleksibitetin mendor dhe njohurinë mbi gjuhët e huaja)
5-Pushoni dhe pini një filxhan me çaj jeshil (Zhvillon përqëndrimin)
6-Bëni një gjumë të shkurtër gjatë ditës (Përmirëson përqëndrimin dhe vëmendjen)
7-Kaloni kohë me njerëz që janë më të zgjuar se ju (Zgjeroni këndvështrimin e botës)
8-Përfshihuni në debate e diskutime me të tjerët (Zhvillon mendimin logjik dhe aftësinë për të dhënë argumente racionale)
9-Bëni një shëtitje në ajër të pastër (Përmirëson produktivitetin tuaj)
10-Shkruajini mendimet dhe idetë tuaja në një ditar (Zhvilloni kreativitetin tuaj)

Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK

About Author

Admin_S