A dëshiron të jesh i lumtur? Parashtroja vetes këtë pyetje?
Albert Ajnshtajni këtë e quajti “vendimi më i rëndësishëm” jetësor.
Shkroi: Kris Uinfilld
Kur zgjohesh në mëngjes, çështë gjëja e parë që të bie ndër mend?
A mendon për punët që duhet t’i kryesh gjatë asaj dite? Përgjigjet që duhet t’i kthesh në e-mail, grumbulli i letrave që duhen rregulluar në tavolinën e punës, apo punët e pakryera shtëpiake?
Apo…
A mendon për gjërat që të bëjnë të lumtur? Puthja e djalit apo vajzës tënde para se të nisen për në shkollë, përqafimi i partnerit tënd në momentin kur kthehesh në shtëpi, apo fakti që, edhe pse nuk ke çdo gjë që të nevojitet, përsëri ke një jetë të mirë?
Albert Ajnshtajn në një rast tha:
“Vendimi më i rëndësishëm që marrim është ajo se a besojmë se jetojmë në një univers miqësor apo armiqësor.”
Bota që na rrethon a është miqësore apo armiqësore? Si e shohim ne këtë botë? Ti vendos.
Unë, për cdo ditë e vendosi këtë gjë. Kur zgjohem, e pyes veten: “Bota ku po jetoj, a është e mirë apo e keqe?” Mënyra si e sheh këtë botë-si të mirë apo të keqe-ndikon në sjelljen tënde gjatë një dite të caktuar. Remez Sason këtë gjë e përshkruan pak më ndryshe duke thënë se mendimet pozitive “…i sjellin syve shkëlqim, më shumë energji dhe lumturi.”
Dikush ta zë rrugën në komunikacion? S’ka problem. Së paku, ai nuk të goditi, e të shkaktonte vonimin tënd për në takim duke u marrë me kompaninë tënde të sigurimit, procedurë e cila zgjatë dhe është e lodhshme për riparimin e dëmeve të veturës tënde.
Një turist po ecën ngadalë para jush nëpër rrugët e Nju Jorkut? Ki durim! Shijoji këto momente të kohës “shtesë” në dispozicion. (Këtë e përmenda si rikujtim për veten time)
Fillimi i ditës me vetëdije se bota është e mirë për ty, i zvogëlon gjasat të reagosh keq në rastet kur gjërat ndodhin ashtu siç nuk i ke planifikuar. Ki pak më shumë durim. Pak më shumë shpresë.
E mira sjell të mirën
Gjithashtu, pikëpamja yte për ditën që në fillim të saj ndikon në atë se sa të mira do të ndodhin gjatë asaj dite.
Suzan Rejnollds, bashkë-autor i Trajnoje trurin të jetë i lumtur, thotë se “ndjenja e kënaqësisë mund të jetë stimuluese për trurin tënd aq sa e detyron t’i përgjigjet kënaqësisë në mënyrë që e përforcon edhe më shumë atë kënaqësi.”
Me fjalë tjera, sa më shumë kënaqësi dhuron aq më shumë kënaqësi do të pranosh.’
Kur zgjohesh në mëngjes dhe zgjedh (me vetëdije apo pa vetëdije) të jetosh në një “botë” të keqe, dita yte do të kalon shumë më ndryshe. Irritohesh kur dikush ecë ngadalë para teje apo të zë rrugën në komunikacion. Qëndrimi yt duke pritur në rradhë në market të duket shumë i gjatë dhe çdo punë që kryen të duket dhjetë herë më e rëndë se zakonisht.
Asgjë nuk funksionon ashtu si duhet dhe ti i pret gjërat të shkojnë në drejtim të gabuar (dhe zakonisht ashtu ndodh) – gjëra që “vërtetojnë” se kjo botë është vend armiqësor.
Kjo, gjithashtu, është e mirë për ty në aspektin fizik
Kjo zvogëlon rrezikun e depresionit, zvogëlon ankthin tuaj dhe ju bën më të qëndrueshëm ndaj ndodhive që ndodhin në rrethin tuaj. Njerëzit që e shohin anën e mirë të jetës zakonisht jetojnë më gjatë, dhe më lehtë i tejkalojnë gjërat që japin stres nga jeta e përditshme.
Shiko, unë e di se shumë lehtë mund të bëhesh negativ dhe të qëndrosh i tillë, posaqërisht me çdo gjë që po ndodh në këtë botë. Vështirë e ke të futesh në rrjete sociale e të mos shohësh ndonjë postim të gjërave që janë thjesht “negative”.
Mirëpo, mënyra e këtillë e të menduarit të mban peng nga lumturia. Të pengon nga arritja e niveleve më të larta të suksesit sepse mendimet negative e zvogëlojnë mundësinë e kreativitetit, potencialin e të menduarit, madje edhe mënyrën e përgjigjes ndaj jetës në mënyrë të shëndoshë e pa emocione. Nëse dëshiron të nxjerrësh maksimumin nga vetja, mendimi pozitiv që në mëngjes është gjëja e parë drejt këtij qëllimi.
Si ta fillosh ditën duke qenë më pozitiv
Nëse je i ri në këtë “pozitivitet”, këto janë disa pika që do të ndihmojnë të përqëndrohesh më shumë në gjërat e mira sesa në të këqijat:
• Zgjidh fjalët që tërheqin sjellje positive: “Unë do të kem një ditë të mirë” ose “Mezi pres shijimin e kësaj dite”
• Fokusohu në gjërat që të bëjnë të lumtur: “Mezi pres lojën e sontme të fëmijës tim në garat shkollore” apo “Mezi pres të shoh se ku do të arrijmë me këtë projekt!”
• Vlerësoi gjërat e mira në jetën tënde: “Jam falenderues për shëndetin tim, fakti që i paguaj faturat dhe kam një familje të mrekullueshme!”
• Kaloni më shumë kohë me njerëz pozitiv, gjë që do t’u ndihmon edhe juve të jeni më pozitiv!
Kjo nuk do të funksionon 100%, por nëse fokusoheni kah e mira pak më shumë se nga e keqja, ju do të përparoni. Fillimi është me hapa fëmijësh.
Pra, kur të zgjohesh në mëngjes, pyete veten:
“Bota ku po jetoj, a është e mirë apo e keqe?”
Dhe dua t’ua përkujtoj se keni mundësi zgjedhjeje. Bëji mire vetes tënde dhe zgjidhe të mirën. Do të bën më të lumtur dhe më të shëndetshëm.
“Kur të zgjohesh në mëngjes, ke dy zgjedhje. Ke mundësi të jesh pozitiv apo negativ; optimist apo pesimist. Unë zgjodha të jem optimist. Çdo gjë kthehet tek perspektiva.” Harvi Mekkej