Në nivelin më të thjeshtë një sistem operativ kryen dy gjëra:
1. Menaxhon resurset hardverike dhe softverike të sistemit. Në një kompjuter personal, nën fjalën resurse nënkuptojmë procesorin, memorjen, hapësirën e diskut, etj. Në një telefon mobil, do të përfshinte tastierin, ekranin, librin e adresave, kërkuesin, baterinë dhe lidhjen e rrjetit.

2. Mundëson punë efikase dhe efektive të aplikacioneve tjera, pa mos qenë e nevojshme të njohin natyrën e punës së pajisjeve hardverike të kompjuterit.

Detyra e parë e sistemit operativ, menaxhimi i resurseve hardverike dhe softverike, është më i rëndësishmi, pasi që shumë metoda hyrëse dhe programe kërkojnë vëmendjen e procesorit (CPU), dhe nga ky i fundit kërkojnë hapësirë në memorje, ruajtje dhe hapësirë brenda frekuencave apo taktit të punës së procesorit, në mënyrë që të kryejnë detyrat e veta. Në kuadër të këtij kapaciteti, sistemi operativ luan rolin e prindit të mirë, duke siguruar që secili aplikacion fiton resurset e nevojshme duke luajtur me mençuri me aplikacionet tjera të cilat janë në pritje. Sistemi operativ këtë e bën me një mjeshtri shumë të madhe menaxhuese, duke pas parasyshë të mirën e përgjithshme të të gjithë shfrytëzuesve dhe aplikacioneve.
Detyra e dytë e sistemit operativ, ofrimi i një hapësire konsistente aplikacioneve të ndryshme, është jashtëzakonisht me rëndësi në rastet kur kemi dy e më shumë kompjuterë që përdorin të njejtin sistem operativ, ose nëse hardveri që e përmban punën e kompjuterit është i hapur ndaj ndryshimeve apo gjendja e tij ndryshon vazhdimisht. Një interfejs programor për aplikacione konsistent, u lejon programerëve të shkruajnë një aplikacion në një kompjuter, njëkohësisht duke pasur besim të plotë se i njejti aplikacion do të mund të përdorej në një kompjuter tjetër identik, edhe pse sasia e memorjes dhe kapaciteti për ruajtje është i ndryshëm në që të dy makinat.

Edhe pse një kompjuter i dhënë është unik, një sistem operativ mund të siguron që aplikacionet vazhdojnë të funksionojnë edhe gjatë rasteve kur ndodhin ndryshime dhe përmirësime në hardver. Kjo është kështu, pasi që sistemi operativ (e jo aplikacionet) është përgjegjës për menaxhimin e ndryshimeve dhe shpërndarjes së resurseve hardverike. Një nga sfidat me të cilat duhet të ballafaqohen prodhuesit e sistemeve operative, është mbajtja e sistemit operativ fleksibil ndaj llojllojshmërisë së komponenteve hardverike të prodhuesve të ndryshëm dhe njohja e këtyre në mënyrë automatike nga ana e sistemit. Sistemet operative moderne, që i hasim sot në treg, pa ndonjë vështirësi mund të njohin dhe përkrahin me qindra lloje pajisjesh hardverike si printerë, skanerë, kamera digjitale, etj., pa pasur nevoj të instalimit të aplikacioneve të posaçme për to nga ana e përdoruesit.

 

Burimi:Libri Bazat e Informatikës

About Author

Admin_S