Ëndrra e vetme e një shkrimtari ishte që ta botojë librin e tij të titulluar “Të varfrit dhe njeriu” dhe për këtë qëllim tuboi pasuri një periudhë, derisa e arriti shumën e duhur për ta botuar librin e tij. Rrugës duke shkuar për te shtëpia botuese që ta botojë librin e tij dhe ëndrrën e tij, e takoi një fëmijë të varfër me fytyrë të heshtur si heshtja e Detit të vdekur. Dukej qartë se ishte i uritur dhe e shikoi shkrimtarin me një shikim të mërzitur dhe i tha:
– Axhë, a ka mundësi të më ndihmosh? A mundesh që t’i ndihmosh nënës sime të sëmurë? Nëna ime është e shtrirë në spital e sëmurë nga varfëria dhe uria!

Shkrimtari ia kthehu:

– Jo, ore bir, nuk mundem të të ndihmoj. Pasurinë e tërë që e kam është që ta botoj librin tim. Djaloshi i tha:
– E si titullohet libri yt?

Shkrimtari i tha:

– “Të varfrit dhe njeriu”.

– Fëmija ia kthehu:
– Ne jemi të varfër dhe ti je njeriu. Këtu mundesh ta botosh librin tënd, pra në jetën reale! Shkrimtar i vërtetë është ai që i mbush barqet e të varfërve e jo barqet e shtëpive botuese. Shkrimtar i vërtetë është ai që ndjen për të varfrit, e jo që shkruan për ta. Shkrimtari heshti si të jetë i vdekur! Mendoi pak dhe tha:
– Biri im, eja të shkojmë në spital dhe ta botoj librin tim.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author