Si e ndërtoi Tommy Hilfiger brendin më të njohur ne botë

Si e ndërtoi Tommy Hilfiger brendin më të njohur ne botë

Duket se Tommy Hilfiger asnjëherë nuk mërzitet nga roli i një prej stilistëve më të famshëm në botë, kjo pasiqë energjia dhe vullneti i tij duken pothuajse të pashtershme. Jo vetëm që është në krye të një prej markave më të mëdha në botë të modës, Hilfiger vazhdon të zhvillojë koleksione me yllin e Formula 1 Lewis Hamilton dhe është një mbështetës i madh i Javës së Modës në Londër dhe Këshillit Britanik të Modës.  Më e rëndësishmja, ai është një ambasador i vërtetë i industrisë së tij, një projektues që kurrë nuk e vë veten përpara markës së tij dhe një njeri që ka qenë gjithmonë zëri i arsyes në një industri rrallë e njohur për stabilitetin e saj.  Si arriti ai dhe marka e tij suksesin që kanë sot?  “Dallimi më i madh mes industrisë së 40 viteve më parë, kur fillova dhe sot, është konkurrenca e madhe. Kompania Gucci prodhonte vetëm disa modele të protfoliove dhe disa rripa, Louis Vuitton vetëm valixhe, Prada disa çanta ndërsa Ralph Lauren prodhoi disa kravata. Ishte një treg krejtësisht tjetër, një botë krejtësisht tjetër. Tani të gjithë po krijojnë gjithçka që e vështirëson diferencimin e tregut, përveç nëse, sigurisht, e dini se çfarë jeni duke bërë.  Në një mjedis ku ka kaq shumë konkurrencë, ku të gjithë prodhojnë gjithçka, ku të gjithë krijojnë çanta, të gjithë prodhojnë këpucë dhe atlete, si e ruan integritetin dhe veçon një pjesë të këtij tregu vetëm për veten tënde? Përgjigja ime është e thjeshtë: Unë mendoj se kam gjetur rrugën time. “Në fillim, ne donim që Tommy Hilfiger të ishte i arritshëm, argëtues dhe i pazakontë dhe me të vërtetë nuk jemi larguar nga jy koncept për 35 vitet e fundit.”  Bota e modës amerikane ka qenë shumë e ndryshme që nga fillimi.  “Në fillim, ne u mbështetëm vetëm në foto dhe revista për të plasuar produktet tona në treg, mirëpo tani me mediat sociale dhe internetin kemi shumë mundësi në dispozicion.” Marka e tij përfaqësohet në 100 vende dhe ka 2,000 dyqane.  Disa këshilla për stil të mirë nga Tommy Hilfiger  […]

Read More
 ANSYS (vazhdim)

ANSYS (vazhdim)

ANSYS është programi me spektrin më të gjërë për analizë. ANSYS është një program i avancuar i cili mund të kryej teste që japin rezultate të besueshme në mjedis virtual me aftësinë për të simuluar besueshmërinë e modeleve të bëra nga inxhinieri pa prodhuar dizajn. Kontribuon ekonomikisht sepse ndihmon në njohjen e problemeve pa prodhuar […]

Read More
 Kryhet me sukses transplantimi i parë i zemrës në RMV

Kryhet me sukses transplantimi i parë i zemrës në RMV

Vonë pas mesnate, në një operacion që zgjati pothuajse 6 orë, u zhvillua me sukses procesi i eksplantimit të zemrës nga një donore e moshës 43 vjeçare, dhe transplantimit të saj tek pranuesi i moshës 54 vjeçare. Operacioni u zhvillua në spitalin shtetërorë të qytetit të Shkupit, nga mjekët më profesionist nga spitale të ndryshme, […]

Read More
 DIALOGU MES NDERIT DHE PATURPËSISË

DIALOGU MES NDERIT DHE PATURPËSISË

Nderi tha: Unë jam dritë dhe shëndet. -Paturpësia tha: Unë jam sëmundje dhe errësirë. Pronari im më përfytyron lumturi, kurse në fakt ai është duke u thelluar në pikëllim dhe dëshpërim. -Nderi tha: Unë jam saldoja e Parajsës. -Paturpësia tha: Unë jam saldoja e dënimit. -Nderi tha: Unë e gëzoj zemrën dhe i jap lumturi […]

Read More
 Ndikimi i COVID-19 në mësimin elektronik

Ndikimi i COVID-19 në mësimin elektronik

Përhapja e pandemisë e ashtuquajtur COVID-19 ka paralizuar në mënyrë efektive shumicën e sektorëve operacionalë. Edukimi dhe mësimi nuk ishin në gjendje të shpëtonin nga kontrolli i kësaj situate. Ndikimi i COVID-19 në E-Learning është po aq i rëndësishëm sa në çdo industri tjetër. Nga 19 Mars, me urdhër të ministrisë së HRD, shkollat ​​dhe […]

Read More
 Albinizmi okulokutan dhe okular

Albinizmi okulokutan dhe okular

Termi albinizëm zakonisht i referohet një grup çrregullimesh të trashëguara, ku ka pak ose aspak prodhim të pigmentit melanin. Lloji dhe sasia e melaninës që trupi juaj prodhon përcakton ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve tuaj. Pigmenti melaninë gjithashtu luan një rol në zhvillimin e nervave optikë, kështu që njerëzit me albinizëm kanë probleme edhe me shikimin. […]

Read More
 Fibroza cistike, sëmundje gjenetike letale

Fibroza cistike, sëmundje gjenetike letale

Fibroza cistike është sëmundje autosomale recesive. Është një sëmundje e lindur e cila trashëgohet kur të dy prindërit janë bartës të gjenit (por jo të sëmurë), 25% janë mundësitë që fëmija të preket nga kjo patologji.Karakterizohet me bllokim dhe infeksion të rrugëve të frymëmarrjes dhe mangësi në sistemin e trejtes.Kjo sëmundje dëmton gjëndrat me sekrecion […]

Read More
 CATIA (vazhdim)

CATIA (vazhdim)

Kësaj rradhe kemi një program i cili frytet e tij mund ti vjelim vetëm në vendet e zhvilluara siq janë Evropa, SHBA, Rusia, etj. Shkak për këtë janë industritë ku gjenë përdorim programi CATIA. CATIA ( computer-aided three-dimensional interactive application ) është një program i zhvilluar nga Dassault Systèmes i cili gjithashtu ka në pronësi […]

Read More
 Si të bëheni një programer i suksesshëm?

Si të bëheni një programer i suksesshëm?

Në botën e programimit, dyert janë të hapura në çdo moment. Por në këtë botë, vetëm një programer i mirë mund ta ketë mundësinë për t’u ngritur në karrierë dhe për të shkruajtur kod fantastik. Pra si mundeni ju të arrini të bëheni një programer i suksesshëm? Ekziston një numër i vogël i mënyrave efektive […]

Read More
 SolidWorks (vazhdim)

SolidWorks (vazhdim)

Edhe një program i ngjajshëm sikur i mëparshmi nga seria ” Programet që nxjerrin inxhinierët një hap përpara nga konkurrentët e tyre në aplikim për punë“. SolidWorks është një program inxhinierik që mund të përdoret për dizajne dy ose tre dimensionale dhe mund të krijohen pjesë montimi. Ky program, i cili është i domosdoshëm për […]

Read More