Diversifikimi është akti i përdorimit të qasjeve dhe strategjive të ndryshme për një aktivitet, ku vetë aktiviteti bëhet më i larmishëm.
Në pjesën e diversifikimit në ekonomi mund të marrim shembullin ku fermerët duhet të fillojnë të planifikojnë diversifikimin e produkteve dhe në vend të një kulture të mbjellin kultura më të larmishme, të cilat lulëzojnë dhe piqen në kohë të ndryshme. Në një rast të tillë, fermerët reduktojnë rrezikun e ngricave dhe thatësirave të mundshme pas prodhimit të tyre, duke e shpërndarë rrezikun në kultura të ndryshme (të larmishme).
Nga ana tjetër, diversifikimi mund të jetë gjithashtu procesi i një biznesi kur ai zgjeron ose ndryshon gamën e produkteve ose fushën e punës. Për shembull, një kompani përfiton nga diversifikimi gjeografik, duke zgjeruar shitjet në një zonë tjetër.
Diversifikimi i financave
Në financa, diversifikimi është investimi në një portofol të madh të përbërë nga kombinimi i klasave të ndryshme të investimeve dhe jo aksioneve individuale. Kjo zvogëlon rrezikun e përgjithshëm dhe gjithashtu maksimizon kthimin në çdo nivel rreziku.
Me fjalë të tjera, kjo quhet edhe diversifikimi i rrezikut.
Çfarë është diversifikimi i portofolit të investimeve?
Diversifikimi i portofolit të fondit është një mënyrë për të reduktuar rrezikun e investimit duke investuar në lloje të ndryshme letrash me vlerë dhe në emetues të ndryshëm të këtyre letrave me vlerë.
Në këtë mënyrë, arrihet që vlera e vetëm një pjese të portofolit të mund të zvogëlohet, madje një ulje e tillë mund të kompensohet me një rritje të vlerës së një pjese tjetër të portofolit (nëse janë të korreluara negativisht).
Sigurisht, për të diversifikuar portofolin (sipas disa teorive, numri minimal i aksioneve për një portofol të mirë-diversifikuar është 15), nevojiten fonde të konsiderueshme që investitorët e vegjël zakonisht nuk i kanë.
Përmblodhi dhe përshtati:
www.studentet.mk