Dividenti është një pjesë e fitimit të shoqërisë aksionare që u paguhet aksionarëve në përputhje me vendimin e mbledhjes vjetore të aksionarëve.
Llojet e dividentit
Dividenti në para (Cash dividend)
Një divident në para është një pagesë e dividendit për aksionarët e kompanisë në para. Ai shpërndahet nga fitimet korrente ose fitimet e akumuluara dhe i nënshtrohet tatimit si të ardhurat dhe ndryshon nga dividentët e paguar në formën e aksioneve.
Divident i aksioneve (Stock dividend)
Aksionet e dividentëve janë aksione të autorizuara por të paemetuara që u jepen aksionarëve në vend të dividentëve.
Divident shtesë (Extra dividend)
Një divident shtesë është një divident i paguar si shtesë e dividentit të rregullt, zakonisht pas një viti jashtëzakonisht të suksesshëm.
Elementet bazë të dividentit
Fitimet e mbajtura (Retained eaгnings)
Fitimet e shoqërisë që nuk shpërndahen në formën e dividentëve për aksionarët. Tepricat e akumuluara paraqiten si rezerva në bilancin kontabël.
Fitimet për aksion (Earnings per share)
Një njësi matëse për performancën e një shoqërie që llogaritet si koeficient i fitimit dhe numrit të aksioneve të emetuara.
Përmblodhi dhe përshtati :
www.studentet.mk