Ideja e spitaleve islame ishte prezente qysh para një mijë vitesh, ku qellimi ishte strehimi dhe trajtimi i të gjithe njerëzve, pa dallim statusit ideal të tyre. Që prej kohëve të hershme këto spitale janë financuar nga kontributet dhe ndihmat jetare, të quajtura VAKËF, ku veç këtyre shfrytezoheshin edhe para nga ana shtetërore. Para muslimanëve, grekët ishin ata që kishin qendra të mjekimit. Ne këto qendra kujdesi mjekësor me shumë bazohej në shërim rastesor apo t’i thuash mrekullues sesa në analizë shkencore dhe praktike. Spitalet islame filluan të hapen në shek. VIII në Bagelad, mirëpo spitali i parë i organizuar u hap në Kajro mes viteve 872 dhe 874. Spitali “Ahmed Ibn Tullun” i trajtonte dhe mjekonte gjithë pacientet pa pagesë. Në dy hamame (një per meshkuj dhe një për femra) një librari të pasur dhe një repart psikiatrik u bë një institucion i përparuar dhe modern. Pacientët para se të hynin, i linin rrobat dhe sendet me vlerë tek autoritetet e spitalit për ti rujatur ato ku në të njejtën kohë merrnin rroba të posaçme të spitalit dhe më pas i vendosnin në krevatet e tyre të caktuar. Spitali tjetër i rëndësishem ishte spitali i madh i Badgadit i hapur në vitin 982 me 24 mjekë. Ne anën tjetër kishte 3 spitale gjigande, ku më i njohuri ishte spitali El-Mensur. Këtë spital e hapi udhëheqësi Memluk-Mensur Kelaruni në shekullin XIII, i cili në kohën kur ishte princ, gjatë një ekspedite në Siri u sëmur dhe nga trajtimi që mori në një spital te Damaskut, u impresionua dhe u betua se posa ta marrë fronin do ta ndërtonte një spital të ngjajshem në Kajro dhe tha: “ Këtë po e lë vakëf për tu bërë dobi atyre që janë të barabartë dhe atyre që janë më poshtë se unë, për ushtarë e princa, për të vegjël e të medhenjë, rob dhe zotërin, burra dhe gra.

Prej këtyre institucioneve, spitalet u shpërndanë nëprër tërë botën Islame, duke depërtuar deri në Spanjë (Andaluzi), Sicili dhe Afrikën Veriore. Këto admiroheshin nga ana e Evropianëve, të cilët më vonë zhvilluan sisteme të njejta nëpër kryeqendat e tyre.

Ibn Xhubejri, një udhëtar i shek. XII përmend se gjatë udhëtimeve që bëri në lindjen e afërt, hasi në spitale në pothuajse çdo qytet që vizitoi, e vila siç thoshte ai “dëshmonte për madhërinë e Islamit”.

Spitalet univerzitare ishin baza e trajnimit të studentëve të medicinës, ashtu siç janë edhe sot. Tetëqind vite më parë, këto spitale ofronin mësime praktike dhe teorike të dorës së parë për studentët e rinj. Ato mësonin nga tekstet e mjekëve të mirënjohur. Përveç kësaj ata merrnin pjesë edhe në ndërhyrjet kirurgjike.

Për fund vlen të përmendim një fjalë të një mjeku kanadez i cili tha: “Ai i cili studijjon medicinën pa libra, lundron në një det të paeksploruar, ndërsa ai i cili studijon medicinën pa pacientë, ende nuk e ka parë detin.” Këtë fjali muslimanët e praktikuan qysh në kohët e hershme.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B