Nën pyetja e pare është se ma çka ju dhe biznesi juaj dalloheni nga të tjerët që të prisni që konsumatorët të kthehen kah ju?
Nëse marrim në konsideratë kur është fjala për shitje me pakicë ato janë rreth nesh si blerës potencial. Vetëm në 100 metra përreth nesh gjenden shumë dyqane që shesin produkte të njëjta apo të ngjashme. Ku të hyjmë ?
Për shembull përgjigjja ime mund të jetë aty ku ndihem më rehat,ku do të marr atë që dua,ku më trajtojnë si blerës. Pastaj nuk do të hy aty ku ndihem ngushtë , aty ku më kanë mashtruar në çmim ose në pagesë në arkë, në të kaluarën më kanë shitur diçka me afat të kaluar,ekipi i shitjes nuk shërben mirë, më detyrojn të blej produkte të cilat unë nuk i dua …..
Përjetimi i përgjithshëm i blerësit në një biznes është shumë më e madhe sesa plotësimi i nevojës për një produkt apo shërbim. Çdokush mund të posedoj biznes por jo të gjithë mund të ofrojnë përjetim të vërtetë për klientët e saj. Ky përjetim i vërtetë nuk është lehtë të kopjohet, është diçka që është e ngulitur në thellësinë e proceseve të biznesit tuaj. Kjo është diçka që ju duhet ta keni.
Shpesh sipërmarrësit më thonë se ata nuk janë fajtor por faji qëndron tek ekipi i shitjes. Megjithatë faji është tek biznesi ndërsa kreatori i biznesit është sipërmarrësi.
Sipërmarrësi është ai i cili duhet të ofroj përjetim të veçantë për çdo blerës potencial dhe për çdo blerës në përgjithësi. Në këtë përgjigje timen pason pyetja si të sigurojmë këtë. Thjesht me ndërtimin e sistemeve adekuate gjegjësisht proceseve dhe procedurave që me të vërtet do të sigurojnë një përjetim të veçantë për blerësit. Megjithëse procesi i ndërtimit nuk është i lehtë , kërkon shumë mund dhe para, por kur të ndërtohet atëherë lehtë mund të aprovohet në dyqanin e dytë,tretë, katërt…..
Investoni kohë sot që mos të keni probleme nesër.
Cili është procesi i bindjes ?
Kur bëhet fjalë për procesin e bindjes , ai është proces i cili pason pasiqë të gjitha proceset funksionojnë mrekullueshëm kur flitet për sigurimin e përjetimit të veçantë të blerësve tuaj.
Në këtë pyetje gjëja e parë që rekomandoj është përputhshmëria . nëse ju jeni në përputhshmëri me ofrimin e përjetimit të veçantë për klientët tuaj, ju ose biznesi juaj thjesht i bindni klientët tuaj se ju jeni zgjidhja e vetme e mundshme për to.
Pastaj principi i reprocitetit është që funksionon dhe jep rezultate . Jep që të fitosh. Ofro buzëqeshje se buzëqeshja do të kthehet. Ofro përjetim të veçantë vazhdimisht në nivel të njëjtë dhe do tu kthehet me besim nga klientët tuaj.
Përktheu dhe përshtati ;
STUDENTET.MK