Apple ka bërë lansimin e një mori produkteve të reja të martën e kaluar, duke përfshirë tre iPhone të reja: iPhone 8, iPhone 8+, iPhone X.
Ekzistojnë disa dallime të mëdha midis tre telefonave të lansuara, por një nga ndryshimet më të mëdha është ekrani – iPhone X është iPhone i parë që karakterizohet me një ekran OLED, ndërsa iPhone 8 dhe 8 Plus kanë një ekran LCD si telefonat e zakonshëm të Apple-s.
Teknologjia OLED është e re për Apple, por kushdo që përdor telefonat Samsung (ose Google Pixel, ose telefonat e ri Essential Phone) tashmë kanë të aplikuar teknologjinë OLED.
Në fakt, Samsung ka përdorur ekranet OLED që kur telefoni i parë Galaxy doli para shtatë vjetësh.
Pra, çfarë është OLED?
OLED, vjen si shkurtesë nga organic light-emitting diode, është një lloj teknologjie e ekranit. Ai dallon nga teknologjia më e përdorur LCD (liquid crystal display) duke krijuar dritë brenda gjdo pixel që e bën figurën e saj, në vend se të kërkoj një sistem të veçantë të ndriçimit.
Kjo do të thotë mund të prodhoj një të zezë krejtësisht të errët. Në vend që të përpiqet ti mbuloj dritat prapa skenave dhe në mënyrë të pashmangshme të lejojë dritë, ajo i shuan pikselet e duhura. Rezultati është një kontrast i pafund – dmth, dallimi midis të zezës krejtësisht të errët dhe të bardhës së ndritshme të ekranit.
Dhe kjo, nga ana tjetër një panel OLED mund të prodhoj një pamje më të gjallë dhe realiste. Nëse keni vendosur një Galaxy S8 dhe një iPhone 7 afër njëri-tjetrit, ju mesiguri mund ta vëreni dallimin: ekrani LCD i Apple-it është i shkëlqyeshëm, por ekrani OLED i Samsung-ut theksohet më shumë. Është më tërheqës. Është edhe më i hollë.
Për tu thjeshtuar — teknologjia e zhvilluar e prapaskenimit, spektri më i gjërë i ngjyrave dhe HDR (high dymanic range) kanë ndihmuar ekranet më të mira LCD të kenë sado pak një arritje. Por gjëra të tilla nuk janë ekskluzive për LCD.
Nëse gjykojmë drejtë, diferenca e kontrastit është e mjaftueshme për të bërë OLED të duket superiore.
Mangësitë.
OLED nuk është perfekt. Ekranet janë më të prirur për zhvendosjen e ngjyrave dhe janë shumë të ndjeshëm për t’u djegur, nënkupton që nëse lini një foto në ekran për një periudhë më të gjatë, rrezikoni ta digjni ekranin me kalimin e kohës.
Ky nuk është i vetmi problem unik i OLED-it — ekranet LCD janë gjithashtu të ndjeshëm për djegie. Por prekshmëria është më e madhe me OLED-in dhe mund të shkurtoj jetëzgjatjen e telefonit tuaj (megjithëse sipas disa raporteve, ka të dhëna në kodin iOS që Apple ka ndërmarrë hapa të posaçme për të zbutur efektin e djegies tek iPhone X).
Por para se gjithash ekranet e OLED-it i paraqesin pamjet shumë më të gjalla, dhe ekrani është aq i ndritshëm dhe magjepsës saqë pothuajse nuk duket e vërtetë. Ju ndjeheni sikur të futeni në ekran – kjo është shumë intensive.
Dhe një gjë për t’u theksuar: Ekranet OLED janë zakonisht më të shtrenjta, dhe kjo është arsyeja kryesore që iPhone X kushton 999 dollarë.
Përgatiti dhe Përshtati:
WWW.STUDENTET.MK