Industria është degë ekonomike, e cila merret me përpunimin dhe transformimin e lëndës së parë me prejardhje organike, inorganike dhe minerale në gjysëmfabrikate dhe prodhime finale qe i kushtohen konsumit të gjerë ose prodhimit të mëtutjeshëm.
Industria ndahet në tre sektore:
- Industria parësore (primare)
- Industria dytësore (sekondare)
- Industria tretësore (terciale)
Industria tretësore ose terciare
Ky sektor, i quajtur edhe industria e shërbimit, përfshin industri që, duke prodhuar të mira të paprekshme, ofrojnë shërbime ose përfitime të paprekshme ose gjenerojnë pasuri. Në tregun e lirë dhe ekonomitë e përziera ky sektor në përgjithësi ka një përzierje të ndërmarrjeve private dhe qeveritare.
Industritë e këtij sektori përfshijnë shërbimet bankare, financiare, të sigurimit, të investimeve dhe të pasurive të patundshme; tregtinë me shumicë, me pakicë dhe rishitje; transportit, informacionit dhe shërbimeve të komunikimit; shërbime profesionale, këshilluese, ligjore dhe personale; turizëm, hotele, restorante dhe argëtim; shërbimet e riparimit dhe mirëmbajtjes; arsim dhe mësimdhënie; shëndetin, mirëqenien sociale, administratën, policinë, sigurinë dhe shërbimet e mbrojtjes.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK