Nëse shtoni qumësht në kafenë tuaj çdo ditë, kemi lajme të mira për ju.

Shtimi i qumështit në kafenë tuaj mund të sigurojë shumë vitamina dhe minerale, veçanërisht kalcium dhe vitaminë D. Ja si reagon trupi juaj ndaj kësaj.

Nëse shtoni qumësht në kafenë tuaj çdo ditë, kemi lajme të mira për ju. Qumështi është ai që mund t’i ofrojë trupit tuaj disa përfitime, siç deklaroi nutricionistja Lindsey Delk për BestLife.

Do të merrni më shumë vitamina dhe minerale

Kafeja është e mbushur me vitamina dhe minerale të dobishme, si riboflavina (vitamina B2), niacina (vitamina B3), magnezi dhe kaliumi. Ajo është gjithashtu e pasur me antioksidantë, të cilët mbrojnë qelizat tuaja nga radikalet e lira.

Megjithatë, nëse dëshironi të shtoni edhe më shumë vlera shëndetësore në filxhanin tuaj të mëngjesit, ekspertët thonë se qumështi mund të ndihmojë.

“Shumë njerëz kënaqen me teksturën e butë që qumështi i jep kafesë së tyre, por qumështi ofron edhe përfitime shëndetësore,” thotë Delk, duke shtuar se pak qumësht mund të sigurojë “shumë vitamina dhe minerale, veçanërisht kalcium dhe vitaminë D”.

“Këto lëndë ushqyese janë jetike për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave, dhëmbëve dhe muskujve të fortë,” tha ajo për Best Life.

Ju siguron proteina shtesë

Sipas Shoqatës Amerikane të Dietologjisë, konsumimi i proteinave në mëngjes ka shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë ndihmën në ndërtimin e muskujve dhe humbjen e peshës. Prandaj vezët, me përmbajtjen e tyre të lartë të proteinave, janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes.

Qumështi, i cili zakonisht përmban rreth tetë gramë proteina për filxhan, është një tjetër burim i shkëlqyer i proteinave në mëngjes ,qoftë në kafe, në tërshërë apo në drithëra.

Mund të ndihmojë në luftimin e inflamacionit

Delk gjithashtu thekson se shtimi i qumështit në filxhanin tuaj të kafesë në mëngjes mund të ndihmojë në luftimin e inflamacionit.

“Polifenolët janë përbërës që gjenden në bimë (përfshirë kokrrat e kafesë) dhe veprojnë si antioksidantë për të kontrolluar stresin oksidativ dhe inflamacionin,” shpjegon ajo. Inflamacioni është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve kronike, përfshirë sëmundjet e zemrës, kancerin dhe sëmundjen e Alzheimerit, sipas Klinikës Cleveland.

“Hulumtimet e fundit kanë treguar se kur polifenolët në kafe kombinohen me proteinat në qumësht, rriten efektet anti-inflamatore të polifenolëve,” thotë Delk.

Mund të jetë i mirë për stomakun tuaj

Kur shtoni qumësht në kafenë tuaj, kjo gjithashtu rrit nivelin e pH-së së pijes, duke e bërë atë më pak acide. Nëse kafeja ka tendencë t’ju shqetësojë stomakun, shtimi i pak qumështi mund të çojë në më pak urth dhe probleme me tretjen.

Nuk jeni adhurues të qumështit të zakonshëm të lopës? Edhe më mirë. Përdorimi i qumështit të bajames në vend të qumështit të lopës ose qumështit tjetër me bazë bimore mund të neutralizojë edhe më shumë nivelin e aciditetit të kafesë, pasi bajamet janë alkaline. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse vuani nga disa gjendje gastrointestinale, sipas një studimi të vitit 2021 të publikuar në Critical Reviews in Food Science and Nutrition.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *