Këto janë disa nga elementët më të rëndësishëm që lidhen me aksionet si letra me vlerë:

Aksionar

Një aksionar përfaqëson personin që zotëron aksionet. Ju bëheni pronar duke regjistruar dhe paguar shumën për të cilën shitet aksioni.

Shoqëri aksionare

Shoqëria aksionare është një shoqëri, kapitali themelues i së cilës ndahet në aksione që janë të nënshkruara dhe paguara nga aksionarë individualë.

Kapitali aksionar

Numri total i aksioneve të miratuara për emitim ose të emituara tashmë nga një shoqëri, përbën kapitalin aksionar.

Kapitalizimi i tregut

Vlera totale e letrave me vlerë të një kompanie në bazë të çmimeve aktuale, domethënë, numri i përgjithshëm i aksioneve të emituara shumëzuar me çmimin e tregut të tyre.

Ndarja e aksioneve

Ndarja e aksioneve të emituara të shoqërisë në një numër më të madh aksionesh, duke ruajtur strukturën proporcionale të pronësisë.

E drejta e votës

Numri më i madh i aksioneve të zakonshme kanë të drejta të barabarta votimi kur votojnë në lidhje me çështje me rëndësi të madhe për shoqërinë aksionare.

Përmblodhi dhe përshtati :

www.studentet.mk

About Author