· UJI

Kur’ani pohon se të gjitha gjallesat janë bërë nga uji, duke nënvizuar rëndësinë e elementit për jetën Islame. Uji luan një rol integral në arkitekturën islamike në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Është sa simbolike, (duke përfaqësuar pastërtinë dhe jetën), aq dhe praktike, e përdorur për pastrimin e trupit dhe freskimin e ajrit. Efekti dekorativ i ujit është gjithashtu thelbësor në arkitekturën islamike, e cila thekson modele të pasura dhe të ndërlikuara. Prania e ujit në cdo pjesë të dizajnit e bën atë një pjesë të rëndësishme për jetën e individit. Ai shkaton qetësi në pjesën e brendshme të zemrës njerëzore, krijon ndjesinë e ndryshimit dhe gjallërisë duke qenë se është në lëvizje gjithmonë. Në kopshte uji formon qendrën simbolike në bazën e dizanjit. Në terma të dizajnit, ai jep një sens të drejtimit, shtigjet dhe gurët e shkelur nga funksioni i tyre sugjerojnë gjithashtu drejtim. Brenda kopshtit, pamjet drejtohen jo vetëm nga pika e hyrjes, por në drejtime specifike duke ndjekur boshtet e përcaktuara nga kanalet e ujit. Uji u përdor gjithashtu në mënyrë krijuese për të simbolizuar qetësinë, thellësinë dhe freskinë. Për ta reflektuar këtë në formë fizike, u krijuan pishina, rezervuarë dhe kanale.

Uji është elementi i domosdoshëm në simbolizimin e kopshteve tradicionale islamike. Përgjatë historisë, maurët  dhe persët u përpoqën  pandërprerë të imitonin Parajsën në zhvillimin e projektimit të kopshtit të pallateve duke ndërtuar veçori elegante të ujit, pishina dhe burime në misionin e imitimit të Parajsës Kur’anore në tokë. Shumica e elementeve ndërthuren në hartimin e parqeve mahnitëse, duke shkrirë kështu ujin dhe madhështinë e mjedisit natyror i cili do ta mbushte shpirtin me besim dhe lumturi.

· FIGURAT

Islami është i ndjeshën ndaj figurave dhe skultpurave të njeriut apo kafshëve, ndaj si rezultat i kësaj ndjenje fetare, figurat në pikturë shpesh stilizoheshin dhe silleshin në forma abstrakte.  Për këtë arsye nuk kemi një dekorim masiv apo shumë të aplikuar të figurave. Megjithatë, ashtu si me format e tjera të zbukurimeve islamike, artistët musliman përshtatën dhe stilizuan lirisht format themelore njerëzore dhe shtazore, duke dhënë një larmi të madhe të dizenjove me bazë figurale. Motive figurative gjenden në dekorimin e sipërfaqeve të objekteve ose fasadës arkitekture, si pjesë e modeleve të endura ose të aplikuara të tekstileve, dhe, më rrallë, në formë skulpturore. Në disa raste, imazhet dekorative janë të lidhura ngushtë me traditën e pikturës narrative, ku ilustrimet e tekstit siguruan burime për tema dhe motive zbukuruese. Ekzistonte gjithashtu një kategori e mëtejshme e figurave, nga të cilat u gjeneruan modelet zbukuruese. Disa motivetë tilla si harpitë (zogj me kokë femra) dhe griffins (felinat me krahë), u morën nga burimet mitologjike paraislame, ndërsa të tjerët u krijuan përmes manipulimit vizual të formave figurative. Sa për ilustrimin e dorëshkrimit, pikturat në miniaturë ishin pjesë integrale e këtyre veprave të artit si mjete vizuale për tekstin, prandaj nuk u vendosën kufizime.

Shkruan: Brunilda Basha, ndjek doktoraturën për arkitekturë në Universitetin “Yildiz Teknik”, Turqi.

STUDENTET.MK

About Author