Facebook ka nisur një kërkesë për hulumtimin e tregut të quajtur Viewpoints, ku përdoruesit mund të fitojnë para duke mar pjesë në sondazhet.

Gjigandi i mediave sociale Facebook, i cili nuk bie nga rendi i ditës me skandalin e lajmeve vitet e fundit, këtë herë është në rendin e ditës me aplikacionin e ri.

Sipas lajmeve në Techcrunch, aplikacioni i kërkimit të tregut në Facebook Viewpoints do t’u bëj pagesë përdoruesve të këtij aplikacionit në këmbim të pjesmarjes në sondazhet që do të jenë.

Si përdoret VIEWPOINTS?

Çfarë duhet të bëjnë përdoruesit?

Pasi të regjistroheni në Facebook Viewpoints, duhet të shkruani informacione si emri, adresa e postës elektronike, vendbanimit, data e lindjes dhe gjinia.

Nëse keni llogari në Facebook mund ta kaloni këtë hap duke e lidhur llogarinë dhe pas këtij procesi do të jeni në gjendje të marrin pjesë në këto sondazhe të quajtur ‘Programs’.

Përdoruesve të këtij aplikaconi do tu jepen pikë për pjesëmarrje në këto sondazhe dhe do të paguhen 5 $ kur të arrihen 1000 pikë.

Facebook bën të ditur se këto të dhëna të cilat do ti përfitoj nga Viewpointsdo të përdoren për të zhvilluar platformat si Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Facebook nënvizon se të dhënat që do të merren nga Viewpoints nuk do të ndahen me kompanitë e palëve të treta, edhe pse imazhi i kësaj kompanie nuk është e pastërt për shkak të skandaleve për shkak menaxhimit me të dhënat (data menagment)

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author