1.Personifikimi – figurë që krijohet kur i mveshim një kafshe a një sendi tiparet e njeriut, (e paraqet diçka si njerëzore). Në estetikë flitet edhe për antopomorfizëm, d.m.th. për njerëzimin e dukurive natyrore, flitet edhe për animizëm, për shpirtëzimin e gjithçkaje jo të gjallë. Prozopopeja, figurë ku bëhet shpirtëzimi i njeriut të vdekur, pra kur ngjallet ai që njëherë ka vdekur. Shembull të këtillë kemi te vepra “Kush e solli Doruntinën”.

2.Krahasimi – figurë letrare që përdoret për ta bërë më të gjallë e më të qartë mendimin e shprehur, duke vënë pranë diçkaje më pak të njohur diçka tjetër të ngjashme me të dhe më të njohur, më të qartë e më të kuptueshme (p.sh. i bardhë si bora). Krahasimi sajohet kur i vëmë përballë njëra-tjetrës dy mendime, dy objekte, dy dukuri për t’u krahësuar, gjithnjë me qëllim që të shquhet më mirë njëra nga këto dy palë.

3.Metonomi – përdorim i një fjale a i një shprehje në vend të një tjetre duke u mbështetur në afërinë që kanë sendet e dukuritë në hapësirë a në kohë, në lidhjet e tyre sipas funksionit.

1000 pushka në vend 1000 ushtarë; flokë të zbardhëruara për i plakur

4.Metaforë – përdorim i një fjale a i një shprehje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë. (P.sh. qesh natyra; vullnet i çeliktë; ditë e zezë; ndjej bosh në zemër; dritarja shikon nga rruga; u tret nga dëshira për fëmijë; buzë mali; qafë çizmesh; qielli i trishtuar; dashuri e pastër, rruga gjarpër etj.)

5.Antitezë – vënia përballë e përqasje e dy nocioneve, mendimeve a figurave të kundërta që përdoren si mjet stilistik për t’i dhënë shprehjes forcë e qartësi.

Atje nisi, atje mbaroi

Atje krisi, atje pushoi …

6.Litota – fjalët zëvendësohen me fjalë, shprehje të buta të kundërta, d.m.th. kur përdoren shprehje më të buta që të theksohet më fortë fjala e cila trajtohet. (P.sh. nuk është keq- d.m.th. mirë është; nuk është mirë –d.m.th. është keq). Gjithçka paraqiitet përmes kundërvënies (nuk është keq). Pohimi arrihet në rastin e antitezës, kurse me anë të mohimit në rastin e litotes.

7.Perifrazë – është zëvendësimi i emërtimit të zakonshëm me një togfjalësh ose shprehje përshkruese. P.sh.“zogjtë e Minervës” themi dhe nënkuptojmë “bukurinë”, “mbreti i kafshëve” nënkuptojmë “luanin”, “anija e shkretirës” nënkuptojmë “deven”,”Vendi i shqiponjave”- e quajmë Shqipërinë, “Luani i Krujës” – është Skënderbeu etj..

8.Simboli – figurë me domethënie të dyfishtë, në të cilën përgjithësohen dukuri të rëndësishme të realitetit që mishërohen në mënyrë konkrete nëpërmjet heronjve, ngjarjeve, sendeve etj.(P.sh. tek poezia “Vaji i bylbilit”, simboli i bylbylit dhe i kafazit)

9.Paralelizmi figurativ –Sajohet kur njeriun e vëmë përballë natyrës, kur fenomenet njerëzore i vëmë përballë atyre natyrore.

Përkulet qeparisi nga maja në rrëzë – Po qan vasha mbi varrin e trimit

10.Përsëritja – Një nga figurat stilistike; mënyrë shprehjeje poetike që konsiston në përsëritjen e fjalëve të njëjta, disa herë të frazave të njëjta, në përsëritjen e të njëjtave forma sintaktike, në përsëritjen e tingujve (anaphora, mbaresa, rima etj.)

11.Anafora – Përsëritje e fjalëve të njëjta në fillim të fjalisë dhe të pjesëve të fjalisë. P.sh.

I ra qiellit, e ndriti, I dha erë trëndafilit,

I ra zemrës, e nxehu, I dha dritë bukurisë,

I ra verës, e buçiti, I dha këngëtë bilbilit,

I ra shpirtit dhe e dehu. I dha shije gjithësisë.

12.Epanastrofea – Kur një varg përfundon me një fjalë dhe vargu që pason fillon po me atë fjalë kemi figurën e epanastrofesë.

Niku yt, se t’u martua,

T’u martua me një plakë

Me një plakë keq të zezë.

13.Aliteracioni – Përsëritja pranë e pranë e bashkëtingëlloreve ose e rrokjeve të njëjta në vargje për ta rritur fuqinë shprehëse të tingëllimit të tyre.

Qelqi verë e vera qelq u bë tani,

Shpirti trup e trupi shpirt u bë, u shkri,

Shega shark e sharku shegë na u bë,

E vështirë të dallohet tanimë.

14.Apostrofë – figurë që ndërtohet duke ndërprerë papritur ligjërimin dhe duke iu drejtuar me thirrje një njeriu ose një sendi të personifikuar.

O mallet e Shqipërisë e ju lisat e gjatë,

Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënd dit’e natë

15.Enumeracion – numërim, radhitje , renditje një nga një e fjalëve që kanë lidhje nga kuptimi.

Sa e dua gjithë jetën!

Se atje gjej të vërtetën,

Yjtë, hënë hapësirën,

Të mugëtit,natën, dritën,

Mbrëmën dh’atë errësirën.

16.Shkallëzimi – Renditja e gjymtyrëve kur shkon duke u rritur ose duke zbritur forca e sinonimeve dhe e nocioneve që shënohen, quhet shkallëzim. Prandaj shkallëzimi është ose ngjitës ose zbritës. P.sh.

1) Shkalëzim ngjitës:

Thuaja kangës, rini, pash syt’e tu!

Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu!

2) Shkallëzim zbritës:

Valimi i anijes së lehtë

Qetohet, ndalohet, mbaron

17.Sinektoda – është një figure në të cilën zëvendësimi bëhet mbi bazën e afërsisë që kanë shfaqjet sasiore të një dukurie, pra pjesa në vend të së tërës dhe nasjelltas, ose njëjësi në vend të shumësitë. P.sh.

Shqipërinë e mori turku

i vu zjarr

shqipëtar,mos rri po duku,

shqipëtar

18.Polisedenti – Përsëritja e lidhëzës në ndërtimin e fjalisë dhe periudhës e sidomos gjatë ligjërimit poetic quhet polisedent.

dhe me flok’ të gjata prapa arratisur;

dhe me flok’të gjata deri mu në mes

19.Asidenti – është e kundërta e polisedentit, radhitja dhe emërtimi i gjërave dhe i kuptimeve i fjalëve në varg a fjali pa përdorur fare lidhësen. P.sh.

Nga veriu nga lindja

20.Inversioni – ndërrimi i vendeve të zakonshme të gjymtyrëve në fjali ose Anasjellë.

një thëllëzë e bukur mbyllur në kafaz,

mbyllur në kafaz një thëllëzë e bukur

21.Hiperbolë – shprehje figurative që konsiston në zmadhimin jashtë masës të forcës, rëndësisë dhe të përpjestimeve të fenomenit të përshkruar. P.sh.

Përmbi kryet topuzi i ka fjurue:

dymbëdhet pash n’lëndinë u ngul topuzi!

dymbëdhet pash përpjetë si re u çue pluhni!

22.Alegori – (flas, them, pra të folur i tërthortë) Kur paraqesim ose shtjellojmë diçka dhe nënkuptojmë gjithë kohën një gjë tjetër, përfitojmë figurën që quhet alegori.

23.Asonaca – Rimë jo e plotë, kur vargjet, duke nisur prej theksit të tyre të fundit, kanë të ngashme në mes tyre vetëm zanoret. P.sh.

Fryni era u çil taraba

n’kambHalil, se Abdyl aga …

Përsëritje e një ose e disa zanoreve brenda vargut, stofës ose frazës. P.sh.

“O i zhyer, i zhgryer, i vyer për hu.”

24.Epiteti – Fjalë që vë në dukje, sqaron, karakterizon ndonjë veçori ose cilësi të një ideje, të një fenomeni ose sendi.

25. Pyetje retorike – Një nga figurat stilistike; mënyrë shprehjeje poetike që qëndron në të pohuarit në formë pyetëse..

Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

About Author