-Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, e cila tregon një veprim.
•Ajo zë vendin qëndror në fjali.
•Folja zgjedhohet, i ka kategoritë e saj gramatikore.

-Kategoritë gramatikore të foljes janë:
•Zgjedhimi;
•Mënyra;
•Koha;
•Forma;
•Veta;
•Numri…

-Zgjedhimi
•Folja ka tri zgjedhime:
•Zgjedhimi i parë, i cili mbaron me (J);
•Zgjedhimi i dytë, i cili mbaron me bashkëtingëllore;
•Zgjedhimi i tretë, i cili mbaron me zanore.

-Forma, veta dhe numri i foljes
•Folja mund të zgjedhohet në formën veprore (që tregon veprimin që e kryenti) dhenëformënjoveprore ( që tregon veprimin që kryen dikush tjetër mbi ty).
•Vetat klasifikohen në: vetën e parë, vetën e dytë dhe vetën e tretë në numrin njëjës (unë, ti ai/ajo) dhe shumës (ne, ju, ata/ato).

-Mënyrat e foljes
Dallojmë gjashtë lloje të mënyrave të foljes:
•Mënyra dëftore;
•Mënyra lidhore;
•Mënyra kushtore;
•Mënyra habitore;
•Mënyra dëshirore;
•Mënyra urdhërore.

-Kohët kryesore të foljes dhe ato të mënyrës dëftore janë:

•Koha e tashme;
•Koha e pakryer;
•Koha e kryer e thjeshtë;
•Koha e kryer;
•Koha më se e kryer;
•Koha e kryer e tejshkuar;
•Koha e ardhme dhe
•Koha e ardhme e përparme;

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S