Ndihmoje atë

Prej gabimeve të përhapura është kalitja e fëmijës t’i pranojë zgjidhjet e gatshme për problemet që ballafaqohet me to dhe mosinkurajimi i tij të hulumtojë, të mendojë dhe të përfitojë përvoja. Nëse biri yt të pyet për zgjidhjen e një problemi të tij, përgjigju me zgjidhje të ndryshme që përgjigjja të jetë çelës për atë që ai e dëshiron. Më pas lavdëroje për idetë dhe sugjerimet e tij dhe ndihmoje atë në përmirësimin e tyre, kështu të ndihet se ka arritur vetë ta zgjidhë problemin nën hijen e përkrahjes prej të tjerëve.

Përgjigjja e përkohshme

Sipas sasisë së zërit që e ngrehin prindërit për t’i drejtuar fëmijët e tyre, do të vijë edhe përgjigjja e fëmijëve nga frika, e jo nga bindja. Kjo përgjigje është e përkohshme, largohet me largimin e frikës kur fëmija është larg saj apo prindërit nuk kanë fuqinë ta ngrehin zërin shkaku i prezencës së mysafirit apo të qenët në vend publik apo shkaku që fëmija e ka tejkaluar periudhën e fëmijërisë.

Dominimi dhe mposhtja

Kur ta bindim, ta konsultojmë dhe ta urdhërojmë logjikshëm janë metoda shembullore, kurse dhënia e urdhëresave për ta detyruar thjesht, apo për ta kënaqur egon për dominim dhe për të qenë mbi të, apo për “thyerjen e kokës së tij”, është nga gjërat që e shkatërrojnë edukimin e drejtë. Mundet që nxënësi të jetë i zellshëm dhe i vyeshëm, e kjo metodë ta çojë të rebelohet dhe të inatoset, apo mundet që nxënësi të jetë shpirtbutë me personalitet të dobët, e kjo metodë ta çojë të tërhiqet dhe të mbyllet në vete dhe t’ia shtojë edhe më shumë rrënimin e personalitetit të tij.

Rezultatin që nuk mund të arrihet, mos e kërko!

Kur e përcjell çdo veprim dhe mendim të atij që e edukon me qëllim të shtosh apo pakësosh prej tyre e më pas kërkon prej tij të jetë në gatishmëri, të nxitojë dhe të shquhet, ky baraspeshim është i pamundshëm të realizohet.

Rregull edukative

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nëntë të dhjetat e shpëtimit janë në shpërfilljen e të metave të të tjerëve.” Kjo është një rregull edukative.

Edukatori i cili i percepton me aq precizitet gabimet e atij që e edukon, pa e ndier është shumë afër ta kultivojë moskokëçarjen për bërjen e gabimeve! Me këtë ai e shkatërron atë që e edukon dhe jo që e përmirëson.

Jo llastimit të tepërt

Rritja e fëmijëve duke i llastuar, duke ua plotësuar qejfet dhe pa u dhënë përgjegjësi të bartin mbi supet e tyre, e nxjerr një brez të lazdruar të cilët ankohen shumë, pra një brez që di t’i aktrojë të gjitha llojet e të qarit dhe të shamatave. Atë e përul qoftë edhe një nevojë e tij, ndërkaq askush nuk i përulet atij.

Dijetari el-Beshir el-Ibrahimij u thoshte nxënësve të tij: “Ju jeni luana. E si mundet që luani të jetojë i llastuar kur e di se llastimi është poshtërim?”75

Frikësimi

Gabojnë shumë prej prindërve kur si metodë e përdorin frikësimin e fëmijëve prej errësirës, policisë, vjedhësit dhe xhindeve. Gjurmët e këtij frikësimi mund të zgjasin edhe pas periudhës së fëmijërisë dhe të çojë deri në dobësimin e vetëbesimit, mëdyshjeve dhe sëmundjeve të tjera shpirtërore.

Pjesëmarrja

E kuptova porosinë tuaj se është gabim frikësimi i fëmijëve prej errësirës dhe vjedhësve atë ditë kur fëmija i fqinjës sime doli nga spitali ku qëndroi për më shumë se pesë ditë nën kujdesin intensiv, për shkak se kishte pësuar infarkt në zemër nga frika e madhe. Ajo është katërvjeçare, ndërsa vëllai i madh i saj e frikësoi duke i thënë që është përhapur një lajm se ekziston një krijesë e çuditshme që i ha fëmijët. Nga kjo frikë, e ngrata mori infarkt.

Nëse këto janë pasojat që duken si rezultat i frikës, çfarë pasoja të brendshme do të ketë?

Ai është më i shtrenjti

Paramendoje fëmija yt ta thyejë stolinë më të shtrenjtë në shtëpi! Ti me këtë mos e shto thyerjen e ta humbësh dhuratën më të shtrenjtë në krejt botën, sepse politika e thyerjes nuk ndërton asnjëherë dhe nuk e kthen atë që është thyer. Andaj dalloji edukimin dhe thyerjen.

Jo modës

Është kërkesë që u përgjigjet nevojave të cilat ndryshojnë në kohë, por duhet pasur parasysh që edukimi nuk është konflikt dhe as modë. Edukatori mendjemprehtë i cili i mëson njerëzit nuk ngutet të shkojë pas çdo të reje në botën e edukimit dhe ushtrimit, ai njëherit e kontrollon çdo mjet edukativ se a lejohet, burimin prej ku e ka dhe a është i vlefshëm në realizimin e synimeve të tij. Atë nuk e mashtron dhënia e njerëzve pas atij mjeti.

Irfan Jahiu

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *