Këto janë kategoria më tipike e homogjenisë, forma më e thjeshtë, më e përdorur e saj. Shprehin bashkim nocionesh të barazvlershme, të njëllojta a të ngjashme, që dalin shpesh si elemente, pjesë të një tërësie. Shqiptohen me intonacion numërimi. Bashkohen ose pa lidhëz (asindetikisht) ose me lidhëza bashkërenditëse këpujore, njëshe a të përsëritura me lokucione Iidhëzore të bashkëlidhura (korrelative) a me fjalë të tjera me të njëjtën vlerë: Aso kohe ai as u gëzua, as u hidhërua, si ushtarët, ashtu edhe oficerët ishin të gjithë të rinj. Ai kish ndier freskinë e hijes së madhe, por edhe zagushinë e fletëve të rënda të asaj peme. Duken sa guximtarë aq edhe krenarë.
Gjymtyrët homogiene me raporte këpujore mund të jenë dy a me shumë. Kur janë më shumë se dy, bashkohen zakonisht asindetikisht, me përjashtim të gjymtyrës së fundit që bashkohet me anë të një lidhëze bashkërenditëse këpujore, por mund të bashkohen të gjitha edhe asindetikishi ose me lidhëza të përsëritura para çdo gjymtyrëve. Realizohen, sipas kërkesave sintaksore, semantike, strukturore, stilistike. edhe kombinime ndër më të ndryshmet të bashkimeve jolidhëzore e lidhëzore.
Kur bashkohen asindetekisht të gjitha gjymtyrët homogjenia shprehet vetëm me intonacionin e numërimit. Atëherë, në të shkruar, ato ndahen me presje. Kur janë shumë të zgjeruara, me fjalë plotësuese a me fjali, sidomos kur brenda togut të disave prej tyre është përdorur presje, vihet pikëpresja.
Gjymtyrët homogjene të bashkuara pa lidhëza janë përgjithësisht gjymtyrë me raporte këpujore: ndërmjet tyre mund të vihet një lidhëz bashkërenditëse këpujore. Kur janë më shumë se dy, si u tha edhe më sipër, e fundit bashkohet zakonisht me të parafundit me një lidhëz të tillë. Përdoret: vetëm bashkimi asindetik të shumtën e herës për ta dhënë të ndarë në njësitë e ti ja përbërëse vargun e gjymtyrëve homogjene, për ta tërhequr vëmendjen më shumë mbi secilën prej tyre, për të shprehur një shkallëzim, përcaktim të njëpasnjëshëm, përforcim, saktësim etj.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe