Pandemia e Koronavirusit ka ndryshuar botën në një masë të madhe, dhe kjo është parë në të gjithë botën, duke ndikuar negativisht pothuajse në gjitha aspektet sociale dhe ekonomike , ku papunësia është rritur, numri i vdekjeve është rritur dhe ka marrë vëmendje në të gjithë botën, rregullat e karantinimit duke çuar mbylljen e personave në shtëpitë e tyre dhe duke na dërguar në një distancim shoqëroro-ekonomik. Ku punët e administratës janë bërë prej shtëpive, ndërsa takimet shoqërore janë mbajtur në rrjete sociale apo platforma komunikuese duke u distancuar nga shoqëria. Por vëmendje pozitive gjatë kohës së pandemisë kanë marrur hapësirat publike ku ato janë parë si strehë për të gjitha komunitetet dhe kjo ka filluar në mbushjen e tyre, ku ajo që është parë deri tani se vendet si parqet apo sheshet janë vend për të moshuarit, tani është bërë thelbësore për të gjitha personat. Dhe nga kjo kuptojmë se kjo pandemi na ka dhënë mësim se ne si qytetar modern  duhet të rimendojmë më shumë për to. Hapësirat publike si parqet, sheshet gjatë kohës së pandemisë janë parë si një ndihmes duke na larguar prej lajmeve të mërzitshme duke u lidhur me natyrën dhe duke na mundësuar komunikimin  shoqërorë në distancë fizike, duke na mundësuar socializimin sa me të madh, dhe duke na mundësuar komunikime shoqërore me komunikimin në një distancë pak më të largët .

                          FIG 1 . Udhëzimet e distancimit të Covid-19 në hapësirat publike në disa shtete.

Por me kalimin e ditëve në numrin e rritjes së infeksionit, në shumë shtete apo qytete të botes këto hapësira janë bllokuar duke na quar në një izolim total. Dhe e gjithë kjo mbyllje është bërë duke mos bërë analiza konkrete se rritja e infeksionit, a është bëre prej vizitave në hapësira publike, dhe ne shumë shtete të botes mbyllja është bërë pa ndonjë rekomandim se si të mbrohemi në ato hapësirë. Dhe ky izolim na dërgoj në rritje nivelin e stresit ku edhe mediat raportuan për dhunë në familje, kanosje për imtësira të vogla etj. Dhe të gjitha këto na bëjnë që  ne si qytetarë modern duhet të mendojmë më gjatë për jetët tona duke i vlerësuar të gjitha gjerat që na ndihmojnë në zvoglimin e stresit si dashuria ndaj familjes, socializimi gjithnjë më të madh, dhe vizitat e hapësirat publike qofshin sheshet apo parqet. Të gjitha këto na kanë treguar se janë pasuri e përbashkët qe ne të gjithë i kemi dhe duhet ti mbajmë gjatë, qofshin për ditë të mira apo të vështira, ndonëse njëra na mungon duhet të mendojmë për tjetrën.

                                    FIG 2 . Mbyllja e sheshit ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë

“Prandaj hapësirat publike janë cilësuar si me rendësi shumë të veçantë këto ditë, ajo që është thelbësore që individët dhe institucionet publike duhet të kuptojnë vlerën e hapësirave publike, jo vetëm që ato ndihmojnë në luftën kundër një pandemie, por ato sigurojnë një cilësi më të mirë të jetës në të ardhmen.”

Shkruan: Ramadan Thaqi, student në Universitetin e Tetovës, dega arkitekturë.

STUDENTET.MK

About Author