Një gjeneratë e re e baterive të dioksid mangan-zink me një cikël të jetës të pashembullt dhe dendësi energjike është inovacioni i fundit i “The City College of New York – me bazë në Institutin e energjinsë CUNY. Zbulimi ka bërë që bateriat e zakonshme shtëpiake të kenë jetëgjatësi më të madhe se ato të zakonshmet.
Bashkëpunëtori i lartë i City College Gautam G, Yadav dhe ekipi i tij aplikuan një kthesë të re në zhvillimin e  kimisë bashkëkohore përsa i  përket baterive. Rezultati është një bateri që shfrytëzon ndërlidhjen dhe kompleksitetin kimik për të bërë që katodat të rimbushen në një masë të madhe, duke e zgjatur jetën e saj në një masë të konsiderueshme.

“Një strukturë e re e kristalizuar e dioksidit të manganit përdoret në këtë hulumtim, e cila ndërthuret me jonet e bakrit. Kjo e bën atë të rimbushme për kapacitetin e saj teorik për një numër të konsiderueshëm të cikleve” tha Yadav.

Një vështrim mbrenda dendësisë energjitike të baterisë mangano(zink)okside e zhvilluar nga CCNY

 

Sipas Yada-së, kjo është hera e parë që një bashkëveprim i hidroksid-kalciumit është përdorur për të ndaluar helmimin e joneve të zinkut nëpërmjet procesit të kompleksimit. Kjo nga ana tjetër lejon baterinë të ruaj dendësinë e saj të lartë energjitike me mbi 900 cikle.

Një trend i kohëve të fundit në fushën e grumbullimit të energjisë ka qenë zëvendësimi i pasigurtë dhe i shtrnjtë i baterive me përmbajtjen e litiumit, në vend të anodeve të zinkut, pasi zinku është më i lirë, i bollshëm dhe shumë më i sigurtë. Deri tani, dëmi i vetëm i këtij versioni ka qenë jeta relativisht e shkurtër e saj, e cila nuk ka lejuar atë të komercializohet me sukses si një bateri e ringarkueshme.

 

Përgatiti dhe Përshtati: 

Studentet.mk

About Author

Admin_B