Shumica e programuesve fillestar shpesh janë konfuz midis gjuhëve programore  Java dhe JavaScript . Të dyja gjuhët programore janë të ndryshme, Java është më e përshtatshme për “Back-end programming” (është sistem i cili i referohet pjesëve të një programi që përdoruesi nuk e sheh, por janë jetësore për funksionimin e tij),  kurse  JavaScript është i përshtatshëm për “front-end programming” ( i referohet pjesës së web shfrytëzuesve që bashkëveprojnë me të).

Ka shumë dallime që ne do të diskutojmë në këtë artikull.

Le të diskutojmë dallimin midis Java dhe JavaScript

Java si gjuhë programore.

Java ne fillim u zhvillua nga James Gosling në Sun Microsystems (që më pas është marrë nga Oracle Corporation) dhe publikohet në 1995 si një  komponent thelbësor i platformës Java Sun Microsystems’.Java është një gjuhë programore me qëllim të përgjithshëm pra nuk është e fokusuar në ndonjë funksion të caktuar. Është njëkohësisht, e bazuar ne klasa (class-based),  e orjentuar në objekte (objectet-oriented) , dhe posaçërisht  e dizajnuar për të pasur sa më pak varësi që është e mundur  gjatë implemtenimit. Ajo ka për qëllim që të lejojë zhvilluesit e aplikacioneve (application developers) “të shkruajnë njëherë, të zbatohet gjdoherë”. Kodi që përpunohet në Java mund të funksionojë në të gjitha platformat që mbështesin Java-n pa nevojë të rikompilimit.

“Hello world” programi në Java:
public class HelloWorld {

public static void main (String [] args) {

System.out.println (“Hello world!”);

System.exit (0); //success
}
}

Aplikacionet Java përpilohen në mënyrë tipike  “bytecode” që mund të funksionojë në çdo makinë virtuale Java (JVM) pa marrë parasysh arkitekturën kompjuterike. Që nga viti 2016, Java është një nga gjuhët më të njohura të programimit në përdorim, veçanërisht për aplikacionet e web klientë-serverëve (client-server web applications), me një raportues prej 9 milion zhvilluesve (developers).

 

 

JavaScript si gjuhë programore.

JavaScript është një gjuhë e nivelit të lartë (high-level) , dinamike dhe e interpretuar. Ajo është standardizuar në specifikimin e gjuhës ECMAScript. Krahas HTML dhe CSS, JavaScript është një nga tri teknologjitë kryesore të prodhimit të përmbajtjes së World Wide Web; Shumica e faqeve e përdorin atë, dhe të gjithë shfletuesit  modern të internetit  e mbështesin atë pa nevojën e plug-ins-ave.

“Hello world” programi në JavaScript:
<script>

alert ( ‘Hello, world!’ );

</script>

JavaScript-i është prototip i bazuar  me funksione të klasit të parë, duke e bërë atë një gjuhë shumë-paradigmore, duke mbështetur stilet e programimit të orientuar në objekte (objected oriented), imperativit dhe funksionalizimit. Ajo ka një API për të punuar me tekst, vargje, datat dhe shprehjet e rregullta, por nuk përfshin asnjë I / O (input / output) , të tilla si networkind, storage ose objektet grafike, duke u mbështetur në këto në host environment  në të cilin janë të integruara.

Pse JavaScript është quajtur JavaScript?

JavaScript fillimisht ishte quajtur Mocha, më vonë u riemërua në LiveScript, dhe pastaj në JavaScript. Ndryshimi i emrit LiveScript në JavaScript erdhi pasi Netscape dhe Sun bënë një marrëveshje licence.

Më pas, gjuha u dërgua për standardizim në Organizatën Ndërkombëtare ECMA. Deri në atë kohë, Netscape nuk lejoi përdorimin e emrit “JavaScript”, kështu që gjuha e standardizuar u emërua ECMAScript. JavaScript nuk është në të vërtetë një emër i hapur. Tani është një markë tregtare e Sun (tashmë Oracle).

Ende ka shumë konfuzione, disa njerëz ende mendojnë se JavaScript, JScript dhe ECMAScript janë tre gjuhë të ndryshme. ECMAScript është emër “standard” për gjuhë. JavaScript është teknikisht një “dialekt” i ECMAScript, Fondacioni Mozilla mund të përdorë “JavaScript” si emër të implementimeve të tyre (aktualisht i pranishëm në motorët Rhino dhe SpiderMonkey).

Në ditët e para, Microsoft vendosi gjithashtu të bënte atë që Netscape po bënte në browserat e tyre dhe atë zhvilluan JScript, i cili është gjithashtu një  ECMAScript dialekt, por u emërua në këtë mënyrë për të shmangur çështjet e markës tregtare.

 

Përgatiti dhe Përshtati :

Studentet.mk

About Author

Admin_S