Mund të jenë homogjenë si pjesët emërore të’ kallëzuesve emërorë. si kallëzuesit foljorë. Që mendimi të jetë i qartë dhe i kuptueshëm si për vete, aq më tepër për të tjerët, ai duhet patjetër të organizohet, të renditet, të sistemohet. Çështja e homogjenisë së kallëzuesve foljorë është parë në mënyra të ndryshme dhe ka gjetur dhe gjen edhe sot zgjidhje të ndryshme. Ka gramatikanë që i quajnë homogjenë kallëzuesit çdo herë që kanë të njëjtin a të njëjtat kryefjalë dhe bashkohen me lidhëza bashkërenditëse ose asindetikisht duke mos u bërë kështu një dallim i qartë midis gjymtyrëve dhe fjalive. Ka të tjerë që mohojnë qenien e kallëzuesve foljorë homogjenë dhe i marrin si fjali të ndryshme të bashkërenditura asindetike, në në çdo rast, ndërtimet me disa kallëzues që kanë kryefjalë të përbashkët . Asnjëri nga këto qëndrime nuk përligjet mjaftueshëm. Është më e drejtë të pranohet se edhe kallëzuesit foljorë mund të jenë homogjenë, kur ata janë të lidhur shumë ngushtë.
Kallëzues homogjene janë kështu kallëzuesit foljorë, të bashkuar me lidhëza bashkërenditëse e asindetikisht, që janë në të njëjtat raporte me gjymtyrët e tjera të fjalisë, pra kanë jo vetëm kryefjalë të përbashkët, por kanë të përbashkët edhe kundrinat e rrethanorët kur ka të tillë:
Din Korra nuk duronte e nuk lejonte veprime që s’i kuptonte dhe s‘i kishte për zemër. Por shokët nuk u janë trembur dhe nuk do t’u tremben as punëve të rënda, as përgjegjësive. Si zakonisht, fytyra e tij aty iu zverdh, aty iu skuq.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe