Shumë nga nevojat tona të përditshme i marrim si të gatshme – jo nga fakti që jemi të kënaqur me jetën apo që kemi jetë të mirë por nga fakti që udhëheqësit e sistemit edukativ na kanë kushtëzuar të jemi mosmirënjohës. Ne i përdorim dhe i keqpërdorim resurset pa i konsideruar te drejtat ndaj tyre, ndaj tjerëve dhe aq më pak të drejtat ndaj tokës.

Ushqimi, uji, komponimet minerale dhe lëndët djegëse po keqpërdoren me të madhe.

Çështja e parë, Njerëzit për çdo ditë konsumojnë sasi të mëdha ushqimore. Megjithatë, edhe më shumë ushqim harxhohet nga lokalet ku shërbehet ushqim, hotelet, shtëpitë dhe kompanitë prodhuese. Shembull më i thjeshtë është shembulli I zinxhirit të McDonalds të cilët e kanë ngritur imazhin e tyre famëkeq në çdo shtet të botës. McDonalds për çdo ditë hedhin sasi të mëdha të ushqimit nga pregaditjet e tepërta ushqimore. Kësaj shtojani edhe tepricat e restoraneve tjera në botë. Kompanitë e plehrave më pas i djegin ato, i shfrytëzojnë si plehra, ushqim për kafshë apo thjeshtë i hedhin në deponi. Andaj me miliona tonë ushqim po shkatërrohen për çdo ditë dhe nga ana tjetër me miliona njerëz nuk ushqehen rregullisht apo nuk kanë fare ushqim. Shumë kompani komerciale për prodhime ushqimore e përdorin si politikë të tyre hedhjen e ushqimeve të tepërta ngase thonë se nuk është mirë në aspektin komercial të shpërndahet teprica e ushqimit atyre që nuk kanë mundësi ta paguajnë atë.

Në fakt, në kompanitë perëndimore dhe veçanërisht në Europë janë të njohura termet si mal me gjalpë, liqene qumështi dhe male drithërash të cilat janë normale. Këto terme përdoren për të shpjeguar tepricat e prodhuara ushqimore të qumështit, miellit, gjalpit dhe djathit të cilat po shkatërohen për çdo vit në vend se të shiten për një çmim më të lirë popullatës më të varfër. Ekonomistët perëndimorë pajtohen se shkatërrimi i këtij ushqimi i mbanë tregjet financiare më stabile dhe kinse  përmbanë në vehte rritje ekonomike, ndërsa në fakt kjo shpie në vdekjen e miliona njerëzve të varfër nëpër botë.

Kështu, lakmia e tyre ua mjegullon aftësinë për të kuptuar se janë duke shkatëruar sasi të mëdha të ushqimeve pa arsye. Kjo humbje përfshinë edhe paketimet atraktive që mbështjllen këto ushqime për tu shitur në treg. Miliona akra drunjësh shkatërohen për çdo vit për tu prodhuar letër e cila shfrytëzohet për paketim.

Çështja e dytë: Ne jemi duke harxhuar ujin  në mënyra të ndryshme. Nga më të thjeshtat janë larja e dhëmbëve apo bërja e dushit ku harxhojmë sasi të madhe të ujit edhe pse do të na mjaftonte një kovë ujë për këto dyja.

Shumë industri hedhin tepricën e tyre në lumenj dhe detra përfshirë këtu edhe lëndët toksike dhe teprica helmuese e tyre. Ekstremet e kësaj shihen në Austri ku u shfrytëzuan 40000 galonë cyanid (hemikale e rezikshme e cila të mbytë nëse gëlltitet në sasi të vogël) në miniera për ta ekstraktuar arin dhe argjendin nga toka e cila padashje u derdh në lumin Danub.

Si pasojë e neglizhencës së disave, shumica duhet ta pësojnë duke jetuar afër Danubit. Popullata që jeton përreth Danubit furnizohen me ujë nga cisterna, me qindra lloje të bimëve dhe peshqive tanimë janë zhdukur nga ky lum dhe nëse preket uji i fëlliqur rezulton me djegje të menjëhershme. Në vitin 1992, në Britani u zbulua se disa lloje peshqish në lumenjt e MB (Mbretërise së Bashkuar) janë bërë hermafrodit (kanë karakteristika edhe mashkullore edhe femërore) si pasojë e helmimit. Në oqeanin e Qetë ka me miliona tonë teprica helmuese të hedhura në të nga dikush. Në disa vija bregdetare uji është shumë i rezikshëm për t’u zhytur e aq më pak për t’u pirë. Gjitha këto gjëra të neveritshme ndodhin sepse nuk jemi të kujdesshem ndaj ujit.

Çështja e tretë: Ky problem i përfshinë problemet e lartpërmendura. Situata me resurset tona na detyron të kërkojmë alternativa për lëndët djegëse. Ngutja për grabitje të resurseve tokësore nuk ka të ndalur që nga fillimi i 1900’ve. Ndarja e arit dhe argjendit nga toka shkakton katastrofa të mëdha natyrore (p.sh. lumi i Danubit). Pasi të nxirren ari, argjendi, kallaji, zinku etj nga toka formohen kratere të mëdha në të (tokë). Nuk ngel asgjë e fortë që do t’i mbante gurët dhe dheun në vendin e tyre, e me këtë dobësohet sipërfaqja e tokës. Lëvizjet tektonike shtohen ku paraqiten shkarje toke dhe tërmete të cilat shkaktojnë katastrofa të papara dhe me intenzitet të hatashëm.

Sipërfaqja e tokës po keqpërdoret. Në vend se të lihet toka të pushojë pas disa të korrave të njëpasnjëshme, ajo punohet me intenzitet të lartë derisa të dobësohet ajo dhe t’i humb vetitë e saja ushqyese. Kjo shpie në forcim të tokës e deri në tokë jopjellore. Për ngadalësimin e këtij procesi përdoren plehra artificial dhe hemikale të cilat në realitet e ndotin dhe e dëmtojnë ciklin natyror të tokës.

Lëndët djegëse po nxirren me një shpejtësi alarmante me qëllim që të shtohet produktiviteti. Kjo shkakton dëmtim permanent të fshatrave, shtratit të detit dhe atmosferës.

Ekzistojnë energji alternative siç janë: hidro-energjia, energjia solare (diellore), me erë apo rrymë, por petro-dollarët dhe tregjet e letrave me vlerë nuk lejojnë të përhapet me të madhe përdorimi.

 

About Author

Admin_B