Një njeri u pyet:
“Çfarë mësove nga vitet që të kaluan?”
U përgjigj:
“Mësova se atë çfarë e vepron e sheh si pasqyrë në familjen tënde.
Mësova se i dëmtuari patjetër e ka të fitojë, edhe nëse fitorja vonohet.
Mësova se shigjetat e natës nuk gabojnë.
Mësova se jeta mund të përfundojë çdo moment dhe ne të jemi në shkujdesje.
Mësova të bëj mirë e të mos pres këmbim, kjo, që të mos befasohem nga mohimi i asaj të mire.
Mësova se fjala e mirë, fytyra e buzëqeshur dhe bujaria janë kapitali i moralit.
Mësova se njeriu më i pasur në jetë është ai që e posedon shëndetin dhe sigurinë.
Mësova se jeta përfundon dhe se problemet nuk përfundojnë.
Mësova se ai, i cili do që njerëzit ta dëgjojnë, duhet që edhe ai ata t’i dëgjojë.
Mësova se shumë gjëra që i mësuam në shkollë janë diçka dhe realiteti është diçka tjetër.
Mësova se shumica e njerëzve interesohen dhe të thërrasin atëherë kur kanë nevojë dhe kur përfundon interesi më nuk të njohin.
Mësova se udhëtimi me njerëzit është mikroskopi më preciz për t’i zbuluar vetitë e njerëzve.
Mësova se ai që filozofon shumë (thotë unë dhe unë) nga brenda është i zbrazët.
Mësova se ai që vetitë i ka si ari do të mbetet si ari, kurse ai që vetitë i ka si hekuri do të ndryshojë dhe do të ndryshket.
Mësova se të gjithë ata që janë varrosur nëpër varreza ishin të zënë me punë dhe në zemrat e tyre kishin shumë synime, por nuk mundën t’i realizonin.”
Shkroi: Irfan JAHIU
STUDENTËT.MK