Instituti i Teknologjisë i Masaçusets ka krijuar një paisje, e cila e kthen tymin e makinave në bojë të sigurt, të cilësisë së lartë.
Ajo quhet KAALINK dhe aktualisht është në dispozicion si shënues 2mm, 15mm, 30mm dhe 50mm si edhe bojë printimi 150ml. Boja është e bërë nga grimcat që ndotin ajrin domethënë bloza (karboni) që ju shihni të dalë nga tubi i shkarkimit të makinave, gjeneratorëve, oxhaqeve etj.
Bashkë-themeluesit Anirudh Sharma dhe Nikhil Kaushik e dizenjuan paisjen të përshtatet me tubat e shkarkimit të makinave dhe gjeneratorëve me naftë. ‘Kaalink’ do të thotë e zezë në gjuhën indiane dhe dizenjuesit pretendojnë se pajisja e tyre është në gjendje të mbledhë 95% të ndotësve që çlirohen nga automjetet. Një paisje e vetme mund të mbledhë karbon të mjaftueshëm për të prodhuar një ons (një sasi shumë e vogël e diçkaje, rreth 28 gram) bojë në rreth 45 minuta.
Kaalink mbledh ndotësa nga tubat e shkarkimit të cilët më pas u nënshtrohen proceseve që heqin nga bloza metalet e rënda dhe kancerogjene për të marrë një pigment të pastër karboni.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK