“Nuk mund të kemi një vaksinë e cila do ishte e gatshme të shpërndahet madje për një vit apo një vit e gjysmë. Kjo është periudha kohore. Duhet e gjatë, mirëpo nëse një vaksinë për virusin Korona është e gatshme deri në atë kohë, do ishte zhvillimi më i shpejtë në historinë njerëzore.” Dr. Anthony S. Fauci, drejtor i NIAID
Që një vaksinë të mund të shpërndahet tek miliona apo miliarda njerëz, ajo duhet të kalojë në rreth katër faza, duke kaluar gradualisht teste dhe protokolle, që janë më të shumta se trajtimet tjera mjekësore.
Faza e parë:
Një grup i vogël i të rinjve injektohen me vaksinë për ta përcaktuar sigurinë e saj dhe shfaqjen e imunitetit të dëshiruar. Subjektet do monitorohen për disa muaj apo edhe një vit për efekte anësore. Dhe momentalisht kjo është faza në të cilën ndodhet virusi Korona.
Faza e dytë:
Në këtë fazë marrin pjesë një grup më i madh i vullnetarëve të rinj, dhe disa nga ta mund t’i takojnë grupit që ka rrezikshmëri në bartjen e virusit. Edhe në këtë fazë monitorohen përgjigjet e imunitetit, siguria e vaksinimit, dozat e propozuara dhe metodat e vlefshme të dorëzimit. Kjo fazë zakonisht zgjatë disa muaj deri në dy vite.
Faza e tretë:
Në këtë fazë vaksina testohet në mijëra njerëz për efekte anësore, të cilat nuk ishin shfaqur në dy fazat e mëparshme në grupet më të vogla. Gjithashtu testohet edhe efikasiteti i vaksines, ku shikohet nëse parandalohen infeksionet dhe stimulimi i imunitetit të nevojshëm. Kjo mund të marrë vite kohë, dhe vetëm pas gjithë kësaj vaksina mund të aplikoj për licensë.
Faza e katërt:
Faza e fundit realizohet nga zhvilluesit e vaksinës pasi të lansohet produkti. Ata kanë përgjegjësi që në mënyrë të vazhdueshme ta monitorojnë efikasitetin e vaksinës, dhe ta largojnë nga tregu nëse nuk është më efektive, apo edhe të zhvillojnë verzione të reja në bazë të ndryshimeve, e cila është e zakonshme me vaksinimet influenca. (Këto faza u prezantuan nga TRT World, dhe mund t’i gjeni edhe tek Qendra për Prandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve).
Duke i parë këto faza të vaksinës, por edhe valët e mundshme të virusit Korona, padyshim se duhet vetëdijësim dhe edukim në mënyrë që të kalohet kjo pandemi me më pak jetëra të humbura dhe mos të zgjatet izolimi. Secili nga ne duhet të jetë përgjegjës dhe veprimet tona nuk duhet ta dëmtojnë tjetrin dhe komunitetin që jetojmë, por edhe familjet tona. Pavarësisht se kaluam javë dhe muaj izolimi, dhe tani ndihemi më të lirë, duhet ta kuptojmë se ende pandemia është me ne dhe qarkullon përreth nesh. Ashtu siç është cekur më parë, kjo situatë dërgoi në një krizë të madhe ekonomike, e cila po dërgon në një krizë të madhe sociale dhe në trazira në shumë vende. Dhe rreziku i shpërndarjes së virusit tani bëhet edhe më i madh, kur shohim turma të mëdha njerëzish duke protestuar por edhe duke i kundërshtuar masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit. Për një arsye apo tjetër, protestat dhe krizat do zgjërohen, dhe ekonomika globale është duke u lëkundur, ku pas të gjitha këtyre ne mund të shohim edhe konflikte të brendshme dhe të jashtme.
Ditë më parë OBSH tërheqi vërejtjen për fazën/valën e dytë, duke iu drejtuar shteteve që filluan largimin gradual të masave parandaluese, dhe në disa nga to edhe u shtuan rastet e reja të virusit Korona. Ndërsa ngjashëm paralajmëruan edhe disa ekspert në një studim të tyrin, i publikuar javë më parë, ku citohet se virusi Korona mund të zgjas nga 18 muaj deri në dy vite, derisa të infektohet 60-70% e popullatës dhe të arrihet imuniteti kolektiv. (https://www.cidrap.umn.edu/sites/default/files/public/downloads/cidrap-covid19-viewpoint-part1_0.pdf)
Ne duhet ti kemi parasysh edhe skenarët më të këqija, andaj edhe duhet të jemi tejet serioz dhe përgjegjës, andaj duhet të marrim mësim edhe nga historia, dhe mos të merremi shumë me propaganda se a ekziston apo jo virusi, se nga ka ardhur, apo kush është fajtori, mirëpo ta shtojmë vetëdijësimin tonë dhe ta tejkalojmë sa më mirë që mundet.
E lusim Allahun që kjo sprovë të largohet nga ne dhe ti kthehemi jetës sonë normale, duke i kujtuar mirësitë e mëdha që na ka dhuruar Krijuesi ynë Fuqiplotë, dhe duke e falënderuar Atë me bindje dhe adhurim.
Përgatiti:
MR.LIRIDON SHALA