Karta standarde Secure Digital (SD) u prezantua në fillim të shekullit të 20-të. Në atë kohë, kartat 64 MB konsideroheshin mjaft të mëdha.Ndërsa me kalimin e kohës teknologjia ka përparuar shumë shpejt që do të thotë se prej atëherë kanë kaluar 16 vite , dhe sod përdorim pajisje të vogla të cilat kanë kapacitet të ruajnë 1TB të të dhënave, dhe ky avancim i teknologjisë nuk ndalon këtu. Hulumtuesit e IBM-së dhe Sony-t kanë zhvilluar një shirit magnetik që mund të ruajë 330 terabajtë të të dhënave në një pajisje të vogël.
“Sony Storage Media Solutions”në partneritet me IBM-në kanë krijuar teknologjinë magnetike që ruan 201 gigabit për inç katror. Kjo do të thotë se një lentë që përshtatet në pëllëmbën e dorës mund të paketojë 330 terabajtë të të dhënave të pakompressuara. Ky zbulim i madh është një hap i rëndësishëm përpara teknologjisë konvencionale që ofron vetëm 15 TB për lent.
Teknologjia e re e shiritave magnetikë të Sony-t bën përdorimin e një lubrifikanti për të arritur 201 gigabit për inç katror. Prototipi i parë u krijua duke përdorur rishtazi zhvillimet e IBM-së, duke i shkruar dhe lexuar të dhënat nga lenta, teknologjitë e avancuara të kontrollit të servosit dhe algoritmet e përpunimit të sinjalit.
Shirit i parë që IBM krijoi në vitin 1952 mund të ruajë të dhënat në normën 6.1 kB për sekondë duke lejuar dendësinë ajrore prej 1.400 bit për inç katror. Në gjashtëdhjetë vitet që pasuan, hulumtimi i IBM-së ka arritur një kufi ku ruajtja me shirit e bën IBM-në të mban titullin e pestë të rekordeve që nga viti 2006.
Një shkencëtar hulumtimi i IBM-së, Dr. Mark Lantz, shpjegoi punën e teknologjisë dhe tha: “Shiritat përdorin disa shtresa të filmave të hollë metalikë që janë të veshura mbi shirit duke përdorur teknologjinë e zbrazjes së vakumit. Kjo është teknologji e ngjashme e përdorur për prodhimin e qarqeve të integruara.”
Dr. Lantz shikon një të ardhme shumë më të ndritur të këtyre zhvillimeve dhe thotë: “Kjo tregon potencialin për të vazhduar teknologjinë e shkallëzimit të shiritit në thelb me ritme historike të dyfishimit të kapacitetit të lentave çdo dy vjet për të paktën 10 vitet e ardhshme. Ky është me të vërtetë një lajm i mirë për klientët tanë që mund të mbështeten në teknologjinë e shiritave”.
Me anë të kësaj pajisjeje ju mundësohet shfrytëzuezve për të ruajtur me të vërtetë të dhënat e tyre në një mënyrë me kosto efektive.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK