Leksikologjia është pjesë e gjuhësisë që studion fjalët e një gjuhe dhe kuptimet e tyre. Fjala leksikologji vjen nga greqishtja e vjetër: leksis = fjalë, logos = dije.

-Fusha leksikore

•Gjuha shqipe, ashtu si çdo gjuhë, ka një numër të madh fjalësh. Disa prej këtyre fjalëve  kanë më shumë se një kuptim. Tërësia e fjalëve të një gjuhe quhet leksik. Pra, leksiku është një lum i gjatë fjalësh, por ai nuk është thjesht një listë fjalësh që ekziston në mendjen tonë. Ai është një sistem ku çdo fjalë ka vendin e vet dhe është gjithmonë në lidhje me fjalë të tjera.
•Çdo grup fjalësh që lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet kuptimit të veçantë që ato shprehin, përbëjnë një fushë leksikore.

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S