Paolo Mantegazza ishte një neurolog, fiziolog dhe antropolog italian, i shquar për hetimin e tij eksperimental të gjetheve të kokainës në efektet e saj në psikikën njerëzore, dhe profesor i patologjisë së përgjithshme.
Pasi djali i tij dëshironte të ndjek hapat e babait, Dr. Paolo Mantegazza i shkroi një letër birit të tij. Letër kjo e cila bëri bujë, dhe u bë e famshme për nga stili dhe motivi që përçon te studentet po edhe te personeli mjekësor në përgjithësi.

Letra:
“Biri im, nëse aq shumë e do natyrën njerëzore sa do t’i afrohesh dhe ta studiosh, nëse nuk frikësohesh nga kundërmimi i kufomave dhe nga ankesat mbi vuajtjet, dhe nëse nuk neveritesh nga plagët, gjaku dhe varret…I dashur bir, nëse nuk të vjen rëndë të mos kesh asnjëherë dhe asnjë çast liri të plotë, nëse nuk të hidhëron mosmirënjohja njerëzore, nëse nuk rënqethesh nga paturpësia e kokëtrashëve, nëse nuk frikësohesh nga mendimi që përgjegjësinë për vuatjet e huaja ta ngarkosh mbi kurrizin tënd… Biri im, nëse nuk të vjen keq që të thërrasin vetëm kur të kenë nevojë për ty dhe të të harrojnë menjëherë pas kësaj, për shkak të neverisë të shumicës ndaj profesionit tënd…Nëse pyetjes së parë mund t’i përgjigjesh qetas me PO, të tjerave, poashtu qetas me JO, atëherë merr guximin dhe studio mjekësinë.”

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

About Author