Ndikimi që pati stili luksoz i jetës së Luigjit XIV në shoqërinë pariziane, çoi në lindjen e stomatologjisë.

Suksesi në oborrin mbretëror e shoqëris varej nga paraqitja elegante. Kërkesat për dhëmbë fallso, që më shumë i vinin për bukuri sesa për të ngrënë, çuan në krijimin e një grupi të ri kirurgësh: dentistëve që kishin klientelë elitën e shoqërisë. Dentisti më i famshëm në Paris ishte Pier Fosheri, i cili e mësoi kirurgjinë në flotën ushtarake franceze.

Ai i kritikoi kirurgët që e linin heqjen e dhëmbëve në dorë të berberëve e sharlatanëve, dhe ishte i pari që e quajti veten kirurg dentar. Duke thyer zakonin e ruajtjes së sekreteve të zanatit, më 1728, Fosheri shkroi një libër ku zbuloi të gjitha teknikat që dinte. Falë kësaj, atë e quajtën «babai i stomatologjisë».

Ishte i pari që i uli pacientët në poltronën e dentistit dhe jo në dysheme. Gjithashtu, Fosheri shpiku pesë mjete për shkuljen e dhëmbëve, por gjithsesi ai nuk ishte thjesht një shkulës dhëmbësh. Ai krijoi frezën e dentistit dhe metoda për mbushjen e zgavrave. Mësoi të mbushte kanalin e rrënjës dhe të ngjiste te rrënja e dhëmbit një dhëmb artificial. Protezat e tij, që i gdhendte nga fildishi, kishin një sustë që mbante të fiksuar pjesën e sipërme.

Falë Fosherit, stomatologjia u bë profesion më vete. Madje ndikimi i tij u ndie edhe përtej Atlantikut.

STUDENTET.MK

About Author

Previous Post