Ekzistojnë disa lloje sistemesh operative, por në përgjithësi ekzistojnë katër, kategorizuar
sipas tipit të kompjuterit që ato kontrollojnë dhe llojit të aplikacioneve që ato përkrahin:

• Sistemet operative të kohës reale (Real-time operating system – RTOS) –
përdoren në raste kur lind nevoja e kontrollimit të makinerive, instrumenteve
shkencore, dhe sistemeve industriale. Një sistem operativ i këtij lloji, zakonisht ka
një kapacitet shumë të limituar kundrejt interfejsit të përdoruesve, dhe ska vegla
për përdoruesin përfundimtar, pasi që delivrimi i këtij sistemi për përdorim bëhet
në formë të një “pakoje të farkuar”. Një pjesë shumë e rëndësishme e këtij sistemi
operativ është, se ai bën menaxhimin e resurseve ashtu që, pothuajse çdo herë kur
paraqitet procesi i caktuar, sistemi do të reagon në po të njejtën mënyrë në po të
njejtën gjatësi kohore. Këto lloj sistemesh operative përdoren për kontroll të
proceseve nëpër centrale bërthamore, për shkak të saktësisë dhe stabilitetit të lartë
në ekzekutimin e urdhërit.
• Një detyrësh (angl. Single-user, single task) – siq shihet edhe nga emri, ky
sistem operativ është i dizejnuar të menaxhojë kompjuterin ashtu që, një
përdorues të ketë mundësinë të bëjë vetëm një veprim brenda një kohe të dhënë.
Sistemi operativ i kompjuterëve të xhepit Palm është një shembull i mirë i
sistemit operativ në fjalë.
• Shumëdetyrësh (angl. Single-user, multi-tasking) – ky është një sistem operativ
që gjërësisht përdoret sot tek kompjuterët personalë. Windows-i i Microsoft-it
dhe Mac OS i Apple-s, janë shembuj tipik të sistemeve operative të këtij lloji, pasi
ato i mundësojnë një përdoruesi njëkohësisht të punojë me më tepër aplikacione.
Psh., në momentin e shkruarjes së një dokumenti në një editor teksti, përdoruesi
mund të shkarkojë nga interneti një dokument tjetër me rëndësi për punën e tij.
• Ndarës kohe (angl. Multi-user) – sistemi operativ i këtij lloji, ju mundëson më
tepër përdoruesve të kenë qasje simultane në resurset e njejta të kompjuterit të
njejtë. Sistemi operativ duhet të kujdeset që, nevojat e përdoruesve të ndryshëm të
jenë të balancuara gjatë tërë kohës së punës së kompjuterit, dhe se secili nga
programet që ata përdorin ka resurse të veçanta dhe të mjaftueshme, ashtu që
problemet me njërin nga përdoruesit nuk kanë ndikim në mbarëvajtjen e punës së
përdoruesve tjerë. Shembuj sistemesh operative të këtij lloji janë Unix, VMS dhe
sistemet operative të superkompjuterëve ose mainframe kompjuterëve (psh.
MVS).

Është me rëndësi të bëjmë dallimin ndërmjet sistemeve operative me më shumë
përdorues, dhe sistemeve operative me një përdorues të cilat përkrahin punën në rrjet
(angl. networking). Windows 2000 dhe Novell Netware, janë sisteme operative me një
përdorues, por me ndihmën e rrjetit ato ju mundësojnë qasje pune më shumë se disa
mijëra përdoruesve. Këtu duhet përmendur, se sistemin operativ Windows 2000 dhe
Novell Netware në fakt e përdor vetëm një përdorues i cili edhe e kontrollon atë, e ai
është administratori i sistemit (angl. System Administrator).

 

Burimi:Libri Bazat e Informatikës

About Author

Admin_S