Me artikullin rreth MATLAB-it e përfundojmë serinë “Programet që nxjerrin inxhinierët një hap përpara nga konkurrentët e tyre në aplikim për punë”. Shpresojmë që kemi qenë dhe do të jemi një “dritare” modeste për inxhinierët.

Programi MATLAB, i cili nënkupton “Matrix Laboratoty”, u zhvillua nga MathWorks. Zakonisht përdoret për shumë llogaritje siç janë llogaritjet inxhinierike (Algjebra lineare, statistikat, optimizimi, analiza numerike). Përdoret gjithashtu në vizatimin grafik 2D dhe 3D. Gjithashtu ofron mundësinë për të hartuar dhe analizuar imazhe të tilla si përpunimi i imazhit, rrjetet nervore artificiale, marrja e të dhënave, modelim të filtrave. Për këtë arsye, është një nga programet që inxhinierët duhet të mësojnë. Është një nga programet më të rëndësishëm për sa i përket inxhinierisë. Sot, ajo përdoret nga më shumë se 500,000 akademikë, studiues, shkencëtarë dhe studentë nga disiplina të ndryshme. Ai gjithashtu lejon ndërlidhjen me programet e shkruara në gjuhë të tjera si C, C ++, Java dhe Fortran. MATLAB përdoret gjerësisht në ndërmarrjet industriale, si dhe në institucionet akademike dhe kërkimore.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author