Përzgjedhja e temës për mbi-ndërtimet në qytetin e Tetovës erdhi nga shkaku se ky fenomen që po zhvillohet dita ditës ngacmoji syrin tonë si studiuese në drejtimin e arkitekturës. Mënyra e ndërtimit të tyre jo vetëm që shkatërron dukjen idile të siluetave rrugore, gjithashtu prish edhe pamjet e ndërtesave, kryesisht të atyre të ndërtuara në gjysmën e dytë të shekullit XX (vite në të cilat është zhvilluar periudha e modernizmi në arkitekturë në terioret tona). Prandaj duke e hulumtuar këtë fenomen mendojmë se do t’i afrohemi të vërtetës rreth ndërtimit të tyre, arsyen e ndërtimit, sa mbi ndërtimet ndihmojnë në strehimin e banorëve, a posedojnë mbi ndërtimet kushtet adekuate për banim, dhe shumë pyetje tjera të cilat i përkasin sferës tonë të studimit. Kjo temë deri më tani nuk ka ngacmuar pothuajse asnjë nga organet komunale, prandaj e pamë të udhës që një hulumtim i tillë i nevojitet jo vetëm qytetit ku ne tani po kryejmë studimet, por edhe qyteteve të tjera. Gjithashtu, të bëhet krahasimi i qyteteve tona me qytetet europiane për sa i përket ndërtimit të mbi-ndërtimeve. Të mendohet në sjelljen e ligjeve se si duhet të ndërtohen mbi ndërtimet, kerkesat dhe kushtet që duhet të plotësojën para ndërtimit të tyre, pra të ketë një program të caktuar, të cilit do t‟i përmbaheshin dhe kështu të lenin gjurmë për kohën e ndërtimit të tyre.
Fenomeni i mbi ndërtimeve në qytetin e Tetovës u paraqit që nga fundi i shekullit XX, pra nga vitet e ‘90, për fat të keq ky fenomen vazhdon edhe sot e kësaj dite. Nga informatat e marra nga komuna e qytetit të Tetovës, sot pothuajse të gjitha mbi ndërtimet e ndërtuara janë të lekalizuara, pasi ka qenë vet shteti dhe politika e kohës që kanë lejuar të njejtat të ndërtohen. Një nga shkaqet kryesore për lejimin e ndërtimit të tyre kanë qenë kulmet e rrafshta, duke ditur që Tetova për gjysëm viti në çdo vit është nën ndikim të reshjeve atmosferike (shijut dhe borës), pra, si pasoj e qendrimit të reshjeve atmosferike për një periudhë 3-6 muaj, uji duke qendruar mbi kulmet e rrafshta për një kohë të gjatë ka filluar të depërton në pllakë, duke shkaktuar kështu dëme të strukturës dhe njesive banesore. Pas këtij faktori që paraqitet në qytet, komuna e qytetit, në vend që të mbron këto ndërtesa, duke e izoluar pllakën e kulmit me shtresa mbrojtëse ndaj ujit (shtresa hidroizoluese), krijon ligj që këto ndërtesa të mbulohen me kulm të pjerët, të cilat do t’i ndërtojnë vet qytetarët duke ngritur dhe mure për krijimin e një kati (mbi-ndërtim). Në këto ligje, sipas informatave dhe gjendjes faktike në terren, komuna nuk ka cituar asnjë pikë për mbrojtjen e pamjes së jashtme të ndërtesës, as nuk është marr parasyshë një analizë e tillë. Banorët e këtyre etazheve, sot pranojnë që kanë leje nga komuna, kanë legalizuar sipërfaqen e tyre banuese, si dhe para ndërtimit të saj pranojnë që kanë marr aprovimin e mbajtjes së strukturës nga seizmikologët dhe inxhinjerët, gjë të cilën ua ka kërkuar dhe komuna. Është vërtet e çuditshme fakti se si mundet një insitucion publik, komuna në këtë rast, mos mendoj dhe punoj me profesionalizëm në këtë aspekt. Secila familje që do të ndërtonte etazhe mbi ndërtesa, duhet të merrte aprovimin e më shumë se gjysmës së numrit të njesive banesore të banesës (pra, familjeve), dmth me mbi 51% të pëlqimeve nga tërësia e ndërtesës mund të fillonte me ndërtim. Nga anketimi i banorëve në etazhet e mbi-ndërtuara kuptuam që ky fenomen ka filluar pas luftës që
ndodhi në Tetovë, pra, pas vitit 2001. Mund të themi që ky fenomen vazhdon dita-ditës. Ndërtesat e periudhës moderniste në Maqedoni, sot janë në gjendje të mjerueshme, të njejtat nuk janë mbrojtur, por dita ditës shkatërdohen nga etazhet e ndërtuar mbi kulmet e rafashta, mbyllja e ballkoneve si dhe zgjerimi i njerisve banesore në horizontale shkatërojnë dukejn e tyre. Ngjyrosja e tyre në mënyrë joprofesionale, që ne e quajmë maskim të ndërtesës, tregonë qartë se sa ne kemi respekt për ndërtimet e periudhes moderniste, si dhe në të njejtë kohë paraqesim qartë shoqerinë dhe edukatën tonë jetësore.
Mbi-ndërtimet në qytet, sidomos ato të ndërtuara tek ndërtesat e viteve 1950-90 dallohen aq shumë, sa që kanë prishur dukjen idile të tyre. Prefeksionalizmi dhe puna e arkitektëve, inxhinjerëve dhe punëtorëve të asaj kohe, që ditën të ndërtonin me stilin e kohës. Këto ndërtesa sot na dëshmojnë neve se edhe në teritorin e vendeve tona ka pasur zhvillim arkitektonik. Etazhet e mbi ndërtuara dallohen për nga aspekti arkitektural, zgjedhja e materialeve, trajtimi dhe zhvillimi i tyre jo i drejtë. Përkrah etazheve të ndërtesës idile, etazhet mbi-ndërtuese me mos profeksionalizmin e trajtuar dallohen si shembuj negativë sot.
Dukuria e mbi-ndërtimeve në Tetovë u paraqitë nga neglizhenca e komunës dhe nga ligjet e pakuptimta dhe “ekonomike” të shtetit. Pasi komuna e Tetovës nuk na dha asnjë përgjigje konkrete rreth pyetjeve kureshtare të parashtruara nga ne si arkitekte për të pasur një pasqyrë të qartë rreth asaj cka po ndodh në qytet me ndërtimet kryesisht pa leje që po marrin leje ndërtimi dhe prishin hijeshinë e qytetit. Si organ shtetëror nuk posedonte fuqi për të parandaluar ligjin e shteti por as nuk dënonte për ata që nuk e respektojnë këtë ligj. Nga komuna morëm informata se ekziston një ligj që mbron pamjen e fasadave te objektet e mbindertuara duke kopjuar kështu fasadën e më hershme apo më saktë më poshtme në katin e mbindërtuar, por ky ligj nuk zbatohet asesi nga ‘mbindërtuesit’ e qytetit. Të gjitha mbindërtimet prej vitit 2011 deri ne 2016 ishin tashmë të legalizuara dhe në pritje janë edhe mbi 15 000 kërkesa për legalizim. Gjendja e qytetit është e mjerueshme, banoret sa ankohen aq edhe shfytëzojnë ligjet e shtetit sepse ata janë krijuar në favor të tyre. Pavarsishtë se dinim shkakun e mbindërtimeve ne preferuam që të hulumtonim tek banoret që kishin mbi-ndertuar për të gjetur ndonjë të dhënë që ndoshta do ishtë çelsi i zgjidhjes së problemit. Banorët të frikësuar dilnin te dera dhe mezi flisnin disa fjalë, tregues i mirë i mos pasjes leje nga organet kompetente për një ndërtim të atillë. Një dukuri e tillë pra ka filluar para 17 viteve, Tetova gjendet nën kthetrat e mbindërtimeve, zgjidhje për këtë problem nuk ka për momentin, lajmi më i keq është se ligji për legalizim është në fuqi dhe mbindërtimet po vazhdojnë… Por gjendja e mjerueshme e objekteve shumëbanesore në Tetovë është alarmuese duke marrë në konsideratë edhe gjendjen shpirtërore dhe mentale të banorëve të qytetit, pavarsishtë qetësisë së treguar nga ana e organeve Shtetrore për mosrespektimin e ligjit dhe ligjet që hyjnë më fuqi nga po të njëjtit.
Duke marrë intervista nga banorët e mbi-ndërtimeve të cilët të frikësuar dilnin te dera dhe mezi thonin disa fjalë, gati çdokund u paraqitë e njëjta gjendje ku ata deklaruan se më mirë të mbindërtosh kur e ke mundësinë se sa të blesh një banesë të re. Respektivisht gjendja është e njëjt në çdo cep të qytetit por ne preferuarm ti ndanim në zona, edhe atë zonat periferiferike të qytetit si dhe në qendrën e qyetit. Gjatë gjithë hulumtimit kemi vërejtur që mbi-ndërtimet edhe pse janë jo ligjore ato shtohen dita ditës, duke mos pasur interes te qytetetarët si dhe masat për parandalim janë pothuajse 0. Ajo që kemi vërejtur te qytetarët, arsyet pse është ndërtuar është zgjerimi për më shumë hapësira, por ajo që ndodh është katstrofale sepsë duke mundësuar që të regullohet një punë pasojat janë nga më të ndryshmet. Edhe me mbi-ndërtimet është e njeta, po ta verejmë nga një kendvështrim Tetovën sot dhe
dikur aq shume ndjehet ajo tollovia në ndërtim, ç’rregullim në lartësi pa as një rregull dhe pa asnjë harmoni. Është shumë e rëndësishme që ligji të respektohet se nga kjo varet edhe vetëdija e një populli.
Efekti i mbi-ndërtime përjetohet shumë keq nga qytetarët por ata përsëri vazhdojnë avazin e vjetër të mbi-ndërtimeve të ndërtesave, për shkaqe ekonomike apo edhe tradicionale si mos dija e vlerës së sendeve çka posedojnë. Një efekt negative i këtill ndikon në vet shkaktuesit e problemit, qytetarët ankohen nga një kaos, që prish pamjen e qytetit por ata sikur janë mësuar te shohën të këtilla pamje dhe vazhdojnë mo ndalojnë së shkatruari vet qytetitn ku jetojnë, folenë e tyre. Është shumë e rëndësishme mënyra e ndërtimit po më e rëndësishme është ajo se si do të mbindërtohen të njejtat. Nevoja për hapësira numri i madh i njerëzve si dhe kushtet e vështira kanë bërë që mbindërtimet të devijojnë duke shkatëruar objektët e më parshmë që në shikim të parë të vrasin syrin. Gjithashtu supozohet se roli i mbi ndërtimeve të jetë strehimi i qytetarëve të rënduar nga gjendja ekonomike e varfër e vet shtetit. Por mënyra e realizimit është bërë në mënyrë jo legjitime dhe pa konsulltimet më një arkitekt.
Sipas këndvështrimit tonë si arkitekte fillestare, mendojmë që ky fenomen është zhvilluar negativisht si në qytetin e Tetovës për të cilin kemi bërë hulumtime, gjithashtu edhe në shumë qytete të Maqedonisë, Shqipëris dhe Kosovës. S’mund të themi të njejtën për vendet e perendimit pasi te ato dihet procesi i zhvillimit të gjërave, përparimi i tyre në çdo hap të jetës na dëshmon neve për krijmtarinë dhe idealitetin e tyre. Thënë shkurt, janë pët t’i marr shembull. Nga analizat dhe hulumtimet e bëra në terren, vërejmë që etazhet e mbi ndërtuara dallonin si nga materialet ndërtimore të përdorura për ndërtimin e tyre poashtu edhe nga mënyra e hapjeve dhe dimensionimi i tyre. Dallimi i tyre mund të merret si veprime te pamendueshme nga ana jonë, pasi mosprefeksionizmi i materialeve në detaje, dukja e tyre përkrah etazheve tjera të ndërtuara me një delikatesë të veçantë, tregon qartë degradimin e arkitekturës. E gjithë kjo shkakton një kaos në qytet. Prandaj, nga e gjithë kjo, ne mendojmë që qytetit, por dhe vendit, i nevoitet një ligj që do të caktonte për materialet që duhet të përdoren për etazhet që mbi ndërtohen si dhe mënyrën e krijimit të hapjeve. Një ligj që do të respektoheshte dhe do të lente gjurmë në kohë për çdo etazh të mbindërtuar. Çdo shtesë që do të bëhet, sidomos te ndërtesat që i përkasin periudhës së modernizmit, të trajtohen nga profesionalistë, në mënyrë që mos të prishet pamja e ndërtesës si dhe e qytetit njëkohësisht. Gjendja aktuale në qytet prezantohet në mënyrë mjaftë të qartë nga fotografitë e prezantuara në punim, prandaj ne theksojmë se deri më tani ky fenomen në qytetet tona ka pasur një hovë të madh duke u trajtuar negativisht.
Punuan:
Blerta Zhupani, Besime Mustafi dhe Lindita Liman