Sot, më datë 18.08.2020, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi që mësimi për nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën, apo nga viti i parë deri në të katërtin të shkollës së mesme në vitin e ri shkollor, të fillojë në një datë të paspecifikuar në shtator, onlajn, nga shtëpia. Këto vendime u morrën me rekomandimin e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shendetesisë.


“Megjithëse qëllimi përfundimtar i qeverisë ishte kthimi i studentëve në shkollë, ne duhet të jemi jashtëzakonisht të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit dhe ruajtjen e shëndetit të shoqërisë. Shëndeti është primar. Rekomandimi ynë është që shkollat ​​të fillojnë mësimet në internet me dy përjashtime. Fëmijët nga klasa e parë deri në tretën (ku incidenca është më e ulët, sepse 3 deri në 4 përqind e tyre janë të infektuar me koronavirus dhe në përgjithësi janë asimptomatikë), do të jenë në gjendje të ndjekin mësimet me prezencë fizike. Sigurisht që ata do të mund ti ndjekin mësimet edhe onlajn, që do të mund të vendos prindi i tij. Ka familje me prindër të sëmurë kronikë, fëmijë që në këtë moshë kujdesen nga njerëzit e moshuar, gjyshërit, që rrezikohen nga pandemia.”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author