Përmes të kuptuarit se si funksionojnë QR kodet, bëhet e mundur të njihet një gamë e gjerë e funksionaliteteve të tyre. Ato mund të përdoren në të gjitha industritë në të gjithë globin, të forcojnë përpjekjet e marketingut dhe madje të kenë përdorime personale.

Çfarë është QR kodi?

QR kodi, ose kodi i shpejtë i përgjigjes, është një kod që lexohet në mënyrë të shpejtë nga një celular, i cili përcjell një mori të gjerë informacionesh. QR kodet kanë një gamë të gjerë përdorimesh në të gjitha llojet e industrive, siç është shitja me pakicë, marketingu dhe logjistika.

QR kodet dhe Barkodi

Përderisa QR kodet dhe barkodet janë të ngjashme në praktikë, dallimi është se QR kodet kanë aftësinë për të mbajtur dhe paraqitur më shumë informacione të më shumë produkteve në krahasim me barkodet të cilat më shumë përdoren për situata të atilla sikur skanimi i produkteve në supermarket.

Historia e QR kodeve

Jeta para barkodit dhe QR kodeve

Ashtu si zhvillimi i shumë teknologjive, QR kodet u krijuan nga nevoja për diçka më efikase. QR kodet në të vërtetë filluan si Barkode me qëllimin e tyre të vetëm për supermarkete. Në vitet 1960, Japonia po përjetonte një valë të rritjes ekonomike, supermarketet u zgjeruan nga shitja e artikujve ushqimorë deri tek shtimi i veshjeve dhe një gamë e gjithanshme e mallrave të tjerë. Pra, ata në thelb kuptuan se kishin nevojë për një mënyrë për të mbajtur gjurmët e gjithçkaje.

Si u bënë të njohura QR kodet?

QR kodet gjetën përdorimin e tyre të parë në Kanban të Japonisë, i cili është një lloj mjeti i komunikimit elektronik që përdoret në industrinë e automobilave. Ata shpejt njohën shkathtësinë që ofrojnë QR kodet dhe filluan t’i përdorin ato në çdo gjë, nga prodhimi dhe transporti, deri tek transaksionet. Pas kërkesës së mëvonshme shoqërore për më shumë gjurmueshmëri për produktet, veçanërisht për industrinë ushqimore dhe farmaceutike, këto industri mësuan se si mund të përdorin QR kodet dhe i siguruan biznesit të tyre një avantazh të domosdoshëm.

Si funksionojnë QR kodet?

Struktura e një QR kodi

QR kodi i ditëve moderne përbëhet nga shtatë pjesë. Secila prej këtyre pjesëve përmban një lloj pikseli që duket i ngjashëm me një fjalëkryqë. Secili element ka një qëllim specifik që përcjell informacion të caktuar përmes kodit, siç janë drejtimi i shtypjes, koha, toleranca ndaj gabimit dhe hapësirat boshe për të dalluar kodin nga ato që e rrethojnë.

Si të skanoni QR kodet

Ditë të sodit, shumica e QR kodeve skanohen prej në smartphone. Ka mijëra aplikacione falas për skanim për pajisjet Android ashtu edhe për iOS. Ju thjesht hapni aplikacionin dhe QR kodi skanohet automatikisht me prekjen e një butoni.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author