Internet Explorer ishte aty kur filluan të gjitha, por për fat të keq nuk do të jetë aty për të parë se si përfundon gjithçka. Microsoft më në fund ka vendosur të heqë dorë nga Internet Explorer. Ekipi i produkteve të Microsoft 365 konfirmoi se nuk do të mbështesë më Internet Explorer-in që nga 30 Nëntori 2020.

Deri në vitin e ardhshëm në 17 gusht, asnjë nga aplikacionet dhe shërbimet e Microsoft 365 nuk do të funksionojë për shfletuesit. Kjo do të thotë që pas datave të mësipërme, klientët do të kenë një përvojë të degraduar ose nuk do të jenë në gjendje të lidhen me aplikacionet dhe shërbimet e Microsoft 365 të Internet Explorer 11. Për përvojat e degraduara, karakteristikat e Microsoft 365 të ri, nuk do të jenë të disponueshme ose disa veçori mund të pushojnë së punuari kur hyni në aplikacion përmes Internet Explorer 11.

Prej arsyeve kryesore të pezullimit të Internet Explorer është se shfletuesit tjerë kishin filluar të ecnin në hapa shumë të shpejtë në krahasim me Internet Explorer, e cila thuajse kishte ngecur duke mos u paraqitur me risi të reja. Shfletuesit e tjerë kanë vendosur përfundimisht një standard të paparë dhe është e natyrshme që më e dobëta prej tyre do të humbasë përfundimisht.

Sidoqoftë, askush nuk do ta harrojë Internet Explorer-in e famshëm. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por kujtimet e të gjithëve filluan me Explorer, dhe me të do të mbeten gjithmonë!

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author