Rrëfehet për një plak se ishte ulur në tren së bashku me të birin, i cili asaj kohe i kishte arritur të njëzet e pestat. I biri atë ditë ishte shumë i lumtur dhe kjo vërehej edhe në fytyrën e tij të qeshur. Rrinte afër dritares dhe me gëzim të madh i përcillte gjërat, derisa e nxori dorën e tij jashtë dritares dhe e ndjente frymën duke i kaluar nëpër dorë.
I buzëqeshur bërtiti:
-Prindi im, shikoi të gjithë ato pemë si mbesin pas nesh.
Plaku buzëqeshi me të birin dhe iu bashkëngjit gëzimit të tij.
Afër tyre ishin të ulur dy bashkëshortë, të cilët e përcillnin dialogun mes prindit dhe të birit. Ata ranë në një pozitë jo të lakmueshme nga fakti se si një djalë njëzet e pesë vjeçar i bën këto gjeste.
Papritmas bërtiti edhe një herë:
-Prindi im, shiko liqenin e vogël dhe ato pata në të! Shikoji retë se si ecin me trenin së bashku!
Bashkëshortët u habitën edhe më tepër nga fjalët e të riut. Filloi të bie edhe shi dhe pikat e shiut të bien në dorën e të riut, të cilit fytyra i buzëqeshte nga gëzimi.
-Prindi im, bie shi! Dorën time e lagë shiu! Shikoje, o prindi im! – bërtiti edhe një herë.
Këtë herë bashkëshortët nuk mundën të heshtin dhe e pyetën plakun:
-Pse nuk e vizitoni mjekun dhe nuk merrni ilaçe për shërimin e të birit? ‘ ‘ ‘
Plaku iu përgjigj:
-Ne vetëm se jemi duke ardhur nga spitali, ku biri im, për herë të parë në jetën e tij ka mundësi të shohë.
Mos i gjyko të tjerët vetëm nga pikëpamja jote! Giithmonë ekziston diçka që ne nuk e dimë.
Atëherë pse të mos kërkojmë falje nga të tjerët.
STUDENTET.MK