Sot në mbarë botën është përhapur lajmi i paraqitjes së vaksinës kundër virusit që shkaktoi pandeminë COVID-19, e cila deri më tani ishte shkaktare për vdekjen e më shumë se gjysmë milion njerëzve.

Kompania amerikane “Pfizer” dhe ajo gjermane “BioNTech” njoftuan për publikun se sot është ditë e madhe për njerëzimin dhe shkencën pasi realizuan ekzekutimin e vaksinës ndaj virusit që shkaktoi pandeminë COVID-19, duke marrë mijëra jetë dhe kështu duke rezultuar përmbysje të ekonomive botërore.

Kjo vaksinë që ata realizuan tregon ndikueshmëri deri në 90% të rasteve të prekura me virusin, duke u argumentuar nga kalimi i fazave të gjata të testimit të vullnetarëve, gjegjësisht 43,500 njerëz nga mosha 16 – 85.

Vaksina është testuar në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi.

Pfizer beson se do të jetë në gjendje të sigurojë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard deri në fund të vitit 2021.

Përgatiti dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author