1. Gjarpërinjtë mund të ndihmojnë në parashikimin e tërmeteve
Ata mund të ndiejnë një tërmet që vjen nga 75 milje larg (121 km), deri në pesë ditë para se të ndodhë.
2. Sorrat mund të mbajnë mëri kundër njerëzve të veçantë
Sorrat shumë lehtë mund t’i dallojnë njerëzit nga njëri-tjetri, ndërsa njerëzit e kanë gati të pamundur t’i dallojnë sorrat.
3. 7% e të rriturve amerikanë besojnë se qumështi i çokollatës vjen nga lopët ngjyrë kafe
E di që 7% nuk tingëllon shumë, por që në të vërtetë funksionon në 16.4 milion te të rriturit amerikanë.
Tingëllon si shumë tani apo jo?
4. Nëse ngrini bishtin e një kanguri nga toka nuk mund të kërcejë
Kangurët përdorin bishtin e tyre për ekuilibër ndërsa kërcejnë, kështu që nëse ua ngrini bishtin, ata nuk do të kishin ekuilibër dhe do të binin përmbys.
5. Bananet janë të lakuara sepse rriten drejt diellit
Bananet kalojnë nëpër një proces të quajtur “gjeotropizëm negativ”. Në vend që të rriten drejt tokës, ata fillojnë të rriten drejt diellit.
Fruti rritet kundër gravitetit, i cili i jep bananës formën e saj të njohur të lakuar.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK