“Nëse ekipi juaj nuk mund të funksionojë pa ju, nuk keni ekip”, shkroi David Finkel, duke u bashkuar me radhët e këshilltarëve të biznesit që e shohin organizimin e mirë të ekipit si të vetmen mënyrë për një biznes të mirë.

Kjo është e vërteta e ashpër me të cilën përballen shumica e pronarëve dhe udhëheqësve të bizneseve. Në një përpjekje për të “ndihmuar”, shumë udhëheqës në fakt sabotojnë rritjen duke zgjidhur problemet dhe detyrat e njerëzve të tjerë çdo ditë.

“Në vend që t’i zhvilloni njerëzit tuaj, ju po i stërvitni ata të mbështeten vetëm tek ju dhe kështu ‘po i mbani mbi shpinë’”, iu drejtua Finkel të gjithë udhëheqësve.

Ndryshimi i vërtetë në qasjen e lidershipit ndodh kur ndaloni së qeni një zgjidhës problemesh dhe bëheni një trajner për ekipin tuaj. Ky është ndoshta hapi më i rëndësishëm në ndërtimin e një biznesi të qëndrueshëm që nuk varet nga ju personalisht.

Ja se si ta vini në praktikë me udhëzimet e David Finkel.

Mos u përgjigjeni çdo pyetjeje menjëherë

Herën tjetër që një anëtar i ekipit ju bën një pyetje si: “Çfarë duhet të bëj për X?”, mos jepni automatikisht një zgjidhje. Në vend të kësaj, bëni pyetje si këto:

Çfarë opsionesh keni marrë në konsideratë?

Çfarë do të bënit nëse unë nuk do të isha këtu?

Cili do të ishte hapi juaj i radhës?

Qëllimi nuk është të jesh i paqartë, thotë Finkel, por të ndërtosh aftësinë e tyre për vendimmarrje. Sa herë që zgjidhni një problem për ta, ju po inkurajoni pasivitetin. Kur i udhëzoni ata përmes procesit të të menduarit, ju ndërtoni besim dhe aftësi.

Zëvendësoni shuarjen e zjarreve me sisteme

Një menaxher i mirë shuan zjarret. Një udhëheqës i shkëlqyer i parandalon ato.

Filloni të shkruani se si mendoni për marrjen e vendimeve, zgjidhjen e sfidave dhe njohjen e modeleve. Shndërrojeni këtë në një kornizë që ekipi juaj mund ta përdorë vetë,qoftë lista kontrolli, diagrame apo udhëzues. Nëse është vetëm në kokën tuaj, është një zakon. Nëse është në letër, është një mjet.

Përqendrohuni te rezultati, jo te stili

Nëse rezultati përfundimtar është 90 përqind e asaj që dëshironit , lejoni që një anëtar i ekipit ta arrijë atë në mënyrën e vet.

Mos krijoni klane.

Ndërtoni kapacitete.

Mikromenaxhimi pengon iniciativën, kreativitetin dhe llogaridhënien.

Vendosni strukturën, pastaj bëni një hap prapa

Të jesh trajner nuk do të thotë të zhdukesh,do  të thotë të ofrosh pritje dhe ritëm të qartë

Takime të shkurtra javore të përqendruara në progres

Në vend që të matni sa kohë dikush ka kaluar duke punuar (mesatarisht 8 orë në ditë), matni atë që ka arritur (p.sh., numrin e marrëveshjeve të shitjeve të mbyllura, numrin e detyrave të përfunduara me sukses, cilësinë e punës së kryer).

Kanalet e komunikimit të hapura ,me pritjen se ato do të sjellin sugjerime, jo vetëm probleme

Kur krijoni hapësirën, ata marrin përgjegjësi.

Hiqni dorë nga roli “Heroik”

“Të jesh personi që vazhdimisht “shpëtoi ditën” mund të kënaqë egon, por ju nxjerr nga loja juaj në planin afatgjatë.” Nëse biznesi varet nga ju si zgjidhja e vetme, nuk do të jeni kurrë në gjendje të bëni një hap prapa, të delegoni ose të rriteni. Udhëheqësit e vërtetë nuk ndjekin lavdërime, por ndërtojnë fitues.

Në momentin që ndjeni nevojën për të “hidhur dhe për ta zgjidhur problemin”, ndaloni dhe pyeteni veten:

“A duhet ta bëj këtë apo ta përdor si një mundësi për të trajnuar ekipin?”

Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *