Gjasa e realizimit të qëllimeve tona varet nga niveli i motivacionit që kemi. Fjala motivacion rrjedh nga folja latine “movere”, që do të thotë “të lëvizësh”. Motivacioni është ngasje që shkakton lëvizje apo arsye për të lëvizur. Ne jemi në një qëndrim statik dhe nuk shkojmë askund. Kur ia paraqesim një qëllim të ri trurit tonë të nënndërgjegjes, nga gjendja statike dalim në gjendjen e pakënaqësisë pozitive. Kjo gjendje na siguron neve motivacion për të lëvizur drejt qëllimit.
Kur qëllimet tona varen nga të tjerët, atëherë ekzistojnë dy teknika kryesore të motivimit, shtyj dhe tërhiq. Këto janë dyshe e lidhur. Përderisa shtyrja është gjuajtje me pushkë me shpejtësi të lartë, tërheqja është peshkim me karrem joshës. Me shtyrje krijon neveritje dhe frikë shpesh e bazuar në humbjen e një gjëje që e dëshiron; me tërheqje krijon dëshirë dhe atraksion. Shtyrja është më e vështirë se tërheqja dhe mbase është shumë më pak efektive. Kur shtyn, je sikur qeni i bagëtive që u tregon tufës së deleve ku të shkojnë, por ndonjëherë ato mund të shpërndahen në të gjitha drejtimet. Kur tërheq, je sikur bariu që e thërret tufën drejt teje; ato e dinë se ekziston vetëm një vend ku mund të shkojnë. Motivacioni më i mirë është kombinim e shtyrjes dhe tërheqjes. Shtyj për t’i larguar njerëzit nga shtangia aktuale; dhe tërhiq për t’i parë njerëzit se si shkojnë drejt qëllimeve të tyre.
Ushtroji gjuajtjet e tua
Sa më shumë që i ushtron gjuajtjet e tua, aq më shumë do të jesh në gjendje për të shënuar kur nevoja e veprimit rritet. Kjo është ajo që lojtarët e kriketit e bëjnë në rrjetë, apo skuadrat tona që kryejnë stërvitje të zjarrta çdo javë, apo ndërmarrësit që i vizitojnë ëndrrat e tyre çdo ditë sikur t’i kishin përvetësuar. Truri nuk mund ta tregojë dallimin ndërmjet realitetit aktual dhe realitetit të imagjinuar dhe kështu lehtë do të besojë se i ke arritur qëllimet e tua.
Pajisu me bisedë pozitive me vetveten
Vetëm programi kompjuterik ndonjëherë infektohet me viruset, pra programimi i qëllimeve tua mund të infektohet me pengesa, dyshime dhe ndjenja të dështimit. Kjo është kur të nevojitet një program mendor kundër viruseve, për t’u liruar nga pengesat. Një programim i këtillë është sugjerim pozitiv që është i aktivizuar kurdo që të kesh mendime të frikës, panikut apo dështimit. Thjesht zëvendësoji mendimet negative me mendime pozitive dhe përkujtoja vetes zhvillimin tënd: “Çdo ditë në çdo mënyrë jam duke shkuar afër e më afër qëllimeve të mia.”
Lëre atë të vetëm
Përderisa i kultivojmë qëllimet tona në trurin tonë të nënndërgjegjes, është shumë me rëndësi që ta lëmë mendjen tonë të punojë pa ndërhyrje. Truri i ndërgjegjes është sikurse veprimi i makinës, kurse truri i nënndërgjegjes është vetë makina. Kjo do të thotë se duhet ta lësh që të shkojë dhe rezistojë tundimin që të analizojë apo kontrollojë si është duke e kryer punën. Kjo është sikurse ai që gjuan penalti e që fillon të brengoset për atë se si do ta gjuajë topin, në cilën anë portieri do të lëvizë, çfarë do të mendojnë publiku nëse e humbet atë. Në mënyrë të pashmangshme brengosja e tij e bën atë që sytë e tij të shikojnë jashtë golit dhe kështu ta humbet golin.
Lutu me mirënjohje të përzemërt
Lutja është një lloj programimi që njerëzit e kanë praktikuar me shekuj. Por me një diferencë nga llojet tjera të programimit. Ashtu sikurse shprehesh me fjalë, ashtu shprehe edhe atë që e dëshiron, dhe ji falënderues sikurse ta posedosh atë. Kjo mirënjohje të ndërlidh me një fuqi më të fortë se sa fuqia që e posedon dhe e lëshon në favor të vetes sate. Kur i ushtron këto teknika të programimit për arritjen e qëllimeve tua, do të arrish, me siguri shkencore, çfarëdo që dëshiron.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK